Murrizi nxjerr dokumentet/ Mashtrimi me numrin e dëshmorëve

Murrizi nxjerr dokumentet/ Mashtrimi me numrin e dëshmorëve

20:43, 30/11/2023
A+ Aa A-

Ish-deputeti Myslim Murrizi ka reaguar me tone të ashpra ndaj socialistëve në lidhje me numrin e dëshmorëve.

Murrizi thotë se në media po vijohet të mashtrohet për numrin e dëshmorëve, ndërsa për këtë fajëson edhe Partinë Demokratike.

Ai deklaron se numri i dëshmorëve që dhanë jetën për stadheun nuk është 28 mijë, pasi në total kanë qenë vetëm 20 mijë partizanë.

Ish-deputeti ka publikuar disa dokumenta nga arkiva e Shtetit, teksa pretendon se komunistët po numërohen si dëshmorë.

Deklarata e plotë:

Një sqarim për çdo mashtrues Enverist që dërdëllis si historian, por në fakt kanë qysh në 1945 që lehin si zagar për heronj imagjinare, dhe mashtrojne si plehra per numrin e deshmoreve.

Image

Ftoj çdo spiun sigurimi dhe çdo kelysh te bllokqeneve te dalin neper studio me dokumenta konkrete siç jane keto dokumenta te mare me arshiven e Shtetit ish arshiva e partis komuniste, dhe jo te vazhdojne te lehin si qen te hardisur duke mashtruar edhe sot 33 vjet pas rrezimit te ketij sistemi bastard.

Fajin kryesor per mos rishikimin e historise reale dhe bazuar ne fakte konkrete e ka PD qe ne 13 vjet qeverisje nuk u mor asnjeher seriozisht me kete mashtrim ordiner por gjoja po bente beteje per daten se kur ka ikur Gjermani i fundin nga Shqiperia me 28 apo 29 nentor 1944.

Kjo nuk ka ndodhur sepse edhe ne PD ka pasur ne 33 vjet plot komuniste, ish spiune sigurimi dhe pinjolle te ish familjeve te rregjimit qe kurre nuk guxuan tu tregojne Shqiptareve historin reale.

Nga Shteti Italian dhe Gjerman jane te konfirmuar qe nga 7 prilli 1939 deri me 1 dhjetor 1944 jane vrare dhe kane vdekur gjithsej edhe nga semundjet 314 Italianë dhe 123 Gjermanë.

Nga vete partia komuniste ne vitin 1946 pranohet qe jane vrare ne lufte 1141 por nga mbledhja sipas tabeles dalin 1173 deshmore per te cilet nuk ka Shqiptare qe nuk shpreh rrespekt e mirenjohje.

Image

Ne perpjekje per te mashtruar me numrin mistik 28 000 deshmore shihni brigaden Nr XXIV qe ka gjithsej 1000 partizan dhe thuhet qe ka 1100 deshmore.

Nga kjo arshive e partise komuniste shifet se ne 1944 kane qene gjithsej rreth 20000 partizan, atehere ku dalin 28000 deshmore???

Nuk ka me turp per nje pupull qe ushqehet me mashtrime ordinere e qe dhe sot ju thuhet feminjeve neper shkolla se kemi patur 8000 deshmore me shume se çkemi patur luftetar pra partizan.

Nuk ka me turp qe si deshmore llogariten vetem keta ish komunistet dhe numerimi ose njohja e tyre fillon pas 5 majit 1942 kur vete komunistet spiunuan per te vrare Qemal Stafen kur ne fakt lufta zyrtarisht ka filluar 3 vjet perpara qysh me 7 prill 1939 dhe aq sa njihet eshte vrare i pari ne durres Mujo Ulqinaku por ngaqe nuk ishte komunist se nuk ishte krijuar partia komuniste nuk e llogarisin si deshmore.

Image

Po e mbyll edhe me nje fakt tjeter qe data e çlirimit te Skraparit eshte 5 shtator 1942 ndersa Gjermani ka hyr ne shqiperi ne qershor 1943, pra Skrapari eshte çliruar para se te hynte Gjermani.

Te ç‘nderuar komuniste kudo qe jeni e ne çdo parti ku ju kane shperndare!

A ka mundesi te mos na hapni me barkun e te mos na çani me trapin me mashtrime ordinere mor te pa ftyre!!!!!!!

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco