VIDEO/ Këlliçi: Kryetarët e komunave shqiptare Veliaj i akomodoi në hotelin e Pllumb Gjokës, ata ikën në shenjë revolte

VIDEO/ Këlliçi: Kryetarët e komunave shqiptare Veliaj i akomodoi në hotelin e Pllumb Gjokës, ata ikën në shenjë revolte

20:19, 30/11/2023
A+ Aa A-

Anëtari i kryesisë së PD, Belind Këlliçi i ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatoren, Armela Ferko ka bërë të ditur fakte tronditëse të abuzimit të Erion Veliajt në 48 orët e fundit.

Këlliçi është shprehur se ka informacione të besueshme që janë paguar para me thasë për koncertin dhe shpenzimet e festimeve gjatë festave të nëntorit.

"Ka qenë shumë e dukshme ajo që ka ndodhur në 28-29 nëntor dhe informacionet që unë kam pasur brenda nga Bashkia e Tiranës është s ejani paguar para me çanta me thasë që janë paguar koncertet, për këngëtarët për biletat e udhëtimit dhe akomodimin në hotelet. Ka pasur një raportim që kryetarët e komunave kanë pushuar në hotelin e Pllumb Gjokës dhe në shenjë revolet janë larguar.

Nuk jam kundër festave dhe paradës se është festë kombëtare por dhe nga ana tjetër duhet që të respektohet ligji dhe të paktën në këtë feste ai nuk duhet të vidhet dhe të fuste duart në xhepat e qytetarëve. Nga dita e nesërme do të kërkojmë të informacion për të gjitha procedurat që janë ndjekur në shpenzimet marramëndëse që janë bërë në 48- orët e fundit nga bashkia e Tiranës. Nëse nuk ka pasur një tender dhe një procedurë të rregullt duhet që të dalin para ligjit ata që kanë kryer shkeljen "|

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco