Ndryshimet ligjore për komisionet/ Këlliçi: Mazhoranca s’ka më kohë të mbyllë aferat multimiliardëshe!

19:57, 30/11/2023
A+ Aa A-

I ftuar në SYRI TV me Armela Ferkon, anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi ka folur për ndryshimet në ligjin për komisionet hetimore nga mazhoranca, si dhe afera mes kryeministrit Edi Rama dhe Carlo Bollinos për ndërtimin e Report Tv.  

Këlliçi theksoi se prezantimi i ndryshimeve ligjore për ligjin e komisioneve hetimore nga ana e deputetes Ermonela Felaj, tregoi se mazhoranca nuk ka më kohë për të mbyllur aferat multimiliardëshe që i kanë shkaktuar buxhetit të shtetit.

Sipas Këlliçit, ligji aktual i komisioneve hetimore duhet zbatuar, duke iu referuar edhe projekt-raportit të BE-së për vitin 2023, i cili theksonte se situata politike në Kuvendin e Shqipërisë është e tensionuar, ku një ndër arsyet kryesore është kërkesa legjitime kushtetuese e opozitës për të ngritur disa komisione hetimore për çështje që ata i gjykojnë të një rëndësie jetike, për të bërë transparencë dhe nga ana tjetër këmbëngulja e mazhorancës për të mos i pranuar, duke u justifikuar që ligji ka nevojë për ndryshime.

Këlliçi: Zonja në një moment ishte e sinqertë kur tha se nuk kemi më kohë. Nuk ka kohë sepse e kanë punën pisk. Koha nuk pret sepse duan të mbulojnë aferat multimiliarda euro që i kanë shkaktaur buxhetit.

Projekt-raporti i BE-së për vitin 2023, e kishte të shkruar të zezë mbi të bardhë që situata politike është e tensionuar në Kuvendin e Shqipërisë, një nga arsyet kryesore është kërkesa legjitime kushtetuese e opozitës për të ngritur disa komisione hetimore për çështje që ata i gjykojnë të një rëndësie jetike, për të bërë transparencë dhe nga ana tjetër këmbëngulja e mazhorancës që ligji ka nevojë për ndryshime dhe mendime sepse është ligj i 2002-shit.

Por fjalia e fundit është që ligji aktual mbetet në fuqi. Pra ligji fillimisht duhet të zbatohet, nëse ka nevojë për amnedime patjetër.

Ligji aktual i 2002 i ka shumë të qarta. Për çështje që kanë qënë pjesë e organit të akuzës, gjatë kohës që kemi pasur dëshmitarët kanë qënë në hetim apo të thirrur në SPAK për të deponuar, përherë janë mbyllur dyert dhe sesioni i pyetjeve është zhvilluar pa praninë e mediave dhe pa praninë e personave të tretë në sallë, pra është ruajtur sekreti hetimor.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco