Sherefedin Shehu i nxjerr 'të palarat' Ramës/ Si mashtroi për takimin me Kissinger

Sherefedin Shehu i nxjerr 'të palarat' Ramës/ Si mashtroi për takimin me Kissinger

19:00, 30/11/2023
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama, në një mesazh ngushëllimi për ish-sekretarin amerikan të shtetit dhe këshilltarin për sigurinë kombëtare, Henry Kissinger, tregonte takimin me këtë të fundit.

Rama thonte se Kissinger i ka kushtuar bujarisht një kohë të çmuar dhe i ka dhuruar një nga bisedat më të bukura që mban mend.

Por, për këtë deklaratë të kreut të qeverisë ka ardhur një reagim nga ish-zv.ministri i Financave, Sherefedin Shehu.

Shehu thotë në rrjetet sociale se Rama ka mashtruar qytetarët. Sipas tij, takimi me Kissinger ka qenë krejt rastësishëm dhe jo ashtu siç e shet kryeministri, si takim të posaçëm.

“Mashtruesi Rama një takim të rastësishëm me Henry Kissinger e bën si një takim të posaçëm. Por ata që besojnë Ramën duhet të dinë se:

1. Kissinger ishte konservator dhe e njihte më mirë se kushdo rrezikun e majtizmit.

2. Në ligjëratë të drejtë duke ju referuar rrezikut të majtizmit ai thotë: “Nëse do të mbash në zap qytetarët kontrolloju bukën” që e shqipëruar do të thotë se “varfëroje popullin që të sundosh më kollaj”. Dhe kjo është filozofi e komunistëve të cilët popullin e varfërojnë çdo ditë, por ndërkohë flasin dhe betohen në emër të tij. Dhe vetë jetojnë në “bllok” ku nuk ekziston dhe nuk dihet se çfarë është varfëria”, shkruan Sherefedin Shehu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco