Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës Sali Berisha

Vasili: Ligji i komisioneve hetimore po bëhet me qëllim fshehjen e aferave korruptive nga qeveria

17:29, 30/11/2023
A+ Aa A-

Deputeti i Partisë së Lirisë  Petrit Vasili.I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca  komentoi ndryshimet që qeveria kërko të bëjë në ligjin e komisioneve hetimore

Vasili është shprehur se këto ndryshime në ligj po bëhen me qëllim e eliminimit të kontrollit të qeverisë nga opozita dhe mbulimi i aferave miliarda eurosh të grabitur nga pushteti,

"Iniciativa ka një qëllim që të përpiqet të legjitimojë mos respektimin e ligjit dhe për të bërë kontrollin e  qeverisë nga opozita në parlament ta bëjë gati të pamundur. Ky është një ligj i qepur dhe masa e kostumit i shkon kësaj mazhorancat që të fshehë miliardat dhe aferat që ka bërë kjo qeveri që nga porti i Durrësit deri te inceneratorët.

BE është shqetësuar për aferat e portit të Durrësit dhe ka bllokuar në mënyrë të drejtpërdrejtë ndihmat e saj pasi ka një korrupsion të qartë dhe të hapur dhe qeveria po mundohet që të ndryshojë ligjin  dhe ti shmanget hetimit nga parlamenti dhe parlamenti të humbasë të gjithë rolin që përfaqëson.

Republika e cila nuk ka mekanizmin check and balances pra që nuk ka mekanizmat e kontrollit ndaj qeverisjes nuk është më një republikë parlamentare demokratike por një diktaturë dhe kjo është i vetmi qëllim që ka ligji që kërkon ta ndryshojë qeverisja."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco