Boçi: Komisionet hetimore janë e drejtë kushtetuese, ndryshimi i ligjit akt arbitrar

16:55, 30/11/2023
A+ Aa A-

I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur mbi tentativat e pushtetit për të ndryshuar ligjin e komisioneve hetimore ishte nën kryetari i PD, Luçiano Boçi

Boçi është shprehur se komisionet hetimore duhet të ngrihen ashtu si e parashikon kushtetuta, ndërsa mazhoranca kërkon ta ndryshojë ligjin pastaj ta respektojë.

"Meqë kritikët kanë qëndrim të kundërt në raport me atë që kanë thënë më përpara, kam një kërkesë për ata që hiqen si dashnorë të ligjit. Së pari për ta dashur shumë ligjin, duhet ta respektosh ligjin ashtu si është shkruar dhe më pas nëse ti vazhdo ta respektosh, do të kërkosh ata ndryshime që konsiderohen e mirë publike.

E mira publike në parlament prevalon te kontrolli se si shpenzohen fondet e publikut dhe është e sanksionuar në ligjin dhe rregulloren e kuvendit ku e luan opozita dhe ushtron punën e saj, në kontrollin dhe kontratat e pa ligjshme.

Ligji duhet të aplikohet dhe jo që nuk i shkon përshtata atij, që do ta ndryshojë të thotë prisni, se do ta ndryshoj njëherë e më pas ta respektojë, jo , ligji respektohet tani dhe të ngrihen komisionet hetimore dhe nëse ka vende për të përmirësuar dhe opozita të marrë shumicën kur të bëhen ndryshimet dhe opozita të ketë me të vërtetë performancën e saj në këto komisione."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco