Mediu: Ky proces duhet të jetë i ligjshëm dhe i barabartë për palët

Mediu: Ky proces duhet të jetë i ligjshëm dhe i barabartë për palët

16:39, 30/11/2023
A+ Aa A-

Ish-ministri i Brendshëm Fatmir Mediu ka folur për mediat pas përfundimit të seancës në GJKKO lidhur me hetimin mbi tragjedinë e Gërdecit.

Mediu u shpreh se u paraqit sot në gjykatë në respekt të saj dhe për shkak se dëshmitarët që rrëfyen sot ishin ish-bashkëpunëtorë të tij gjatë kohës kur shërbente si ministër i Brendshëm.

Sakaq ai përsëriti se nuk ka asnjë përgjegjësi penale lidhur me rastin dhe u shpreh sërish se nuk mundet të zhbëjë atë që ndodhi, por bëri thirrje për një proces të ligjshëm dhe të barabartë për palët.

“Unë erdha sot sepse kishte dëshmitarë që kanë punuar me mua dhe kanë ndjekur urdhrat e mi. Dëshmitarët e mëparshëm nuk kanë pasur lidhje me punën e ministrit të Brendshëm. Erdha sot në respekt të gjykatës dhe duke shprehur ndjesën time për familjarët për atë që u ndodhi. Unë nuk e zhbëj dot më atë që ka ndodhur dhe kërkoj ndjesë. Ky proces duhet të jetë i ligjshëm dhe i barabartë për palët.

Për një njeri që prezumohet i pafajshëm të kërkohet që të mos respektohet afati i parashkrimit. Unë mendoj që thirrja e dëshmitarëve ministri gjerman i mbrojtjes, ministri italian i mbrojtjes, këshilltari i Sigurisë së SHBA-së dhe njëkohësisht komandanti suprem i NATO-s  të cilët kanë punuar për 14 vite dhe na kanë mësuar se cilat janë urdhrat ligjet si demontohet të injorohet me faktin se nuk janë relevant.

Unë mendoj se këta janë shumë relevante se sa disa njerëz që kanë punuar në Gerdec, apo të të quajtur specialistë ushtarak ose shoferë dhe nuk kanë dijen për urdhrin e ministrit dhe se nuk kanë dijen të vlerësojnë akuzën për shpërdorim detyre.

SHBA na ka mësuar se ushtria është një strukturë e veçantë dhe si strukturë e veçantë bazohet në një ligj të veçantë dhe tregojnë se si një ministër jep urdhër dhe ata kanë të drejtën që të mos e respektojnë kur është i paligjshëm, dhe ministri  mbrojtjes nuk ka pasur asnjë moment të vetëm që është njoftuar se ka një problem në Gerdec.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco