Serbia vendos ushtarë dhe armatim në kufi, Kurti takohet me emisarin britanik

Serbia vendos ushtarë dhe armatim në kufi, Kurti takohet me emisarin britanik

09:56, 30/11/2023
A+ Aa A-

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka mirëpritur të dërguarin e Posaçëm të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Lord Stuart Peach.

Çështjet të cilat u diskutuan mes Kurtit dhe emisarit britanik ishin marrëdhëniet dypalëshe, zhvillimet e fundit dhe situata e sigurisë në Kosovë, përkatësisht në kufirin me Serbinë pas sulmit terrorist dhe paramilitar në Banjskë dy muaj më parë, dhe dislokimin përgjatë kufirit të sistemit kundër-ajror të ushtrisë serbe, e vetmja në Evropë që operon me armatim dhe sistem raketor kinez, sikurse ai FK-3.

”U bisedua edhe për procesin e dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, por edhe për takimin e 26 tetorit me liderët evropianë në Bruksel, si një hap dhe përpjekje e rëndësishme drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë por edhe si mundësi e humbur për të nënshkruar marrëveshjen si garanci e zbatimit të plotë”, thuhet në njoftim.

“Kryeministri Kurti falënderoi Lord Stuart Peach për bashkëpunimin me Mbretërinë e Bashkuar në fushën mbrojtjes dhe rolin aktiv të saj në fushën e sigurisë, veçanërisht përmes misionit të KFOR-it. Theksoi se zbarkimi i një kontingjenti prej 200 ushtarëve britanikë në Kosovë, si kundërpërgjigje ndaj sulmit terrorist të 24 shtatorit, po i kontribuon situatës së sigurisë”, përmbyllet njoftimi i ZKM-së.

I derguari i Mbretërisë së Bashkuar është takuar dhe me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani në një darkë pune edhe me përfaqësues të partive opozitare në Prishtinë. Ish-ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, e ka bërë të ditur lajmin në rrjete sociale ku thekson “Darkë me Lord Peach, të dërguarin special të Kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar, me përfaqësues të partive politike e përfaqësues nga komuniteti serb! Fokus ishte e ardhmja e Kosovës me zhvillimet e brendshme dhe marrëdhëniet bilaterale në Ballkan”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco