Ministri i Jashtëm i Shqipërisë në Samitin e OSBE në Shkup! Igli Hasani takohet me David Cameron, zbardhen temat e diskutimit

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë në Samitin e OSBE në Shkup! Igli Hasani takohet me David Cameron, zbardhen temat e diskutimit

09:15, 30/11/2023
A+ Aa A-

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani po merr pjesë në takimin e 30-të të Këshillit Ministror të OSBE-së, që mbahet në Shkup të Maqedonisë së Veriut sot dhe nesër.

Pak pas mbërritjes në Shkup, Ministri Hasani është takur me Sekretarin e Jashtëm britanik, David Cameron.

“Kënaqësi të nisja  angazhimin në Këshillin Ministror të OSBE në Maqedoninë e Veriut, me takim me Sekretarin e Jashtëm David Cameron. Diskutuam planet për avancimin e agjendës sonë dypalëshe dhe bashkëpunimin tonë të shkëlqyer për çështje shumëpalëshe”, nëvizoi Minstri Hasani në platformën X.

Konflikti Rusi-Ukrainë, dialogu Kosovë-Serbi, stabiliteti i paqes në rajon, ndryshimet klimatike, rinia dhe shoqëria civile do të jenë temat kryesore për të cilat do të diskutohet në takimin e Shkupit.

Maqedonia e Veriut mori kryesimin e OSBE-së në janar të vitit 2023, për t’ia kaluar atë Maltës për vitin 2024.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco