SKANDAL/ Në Shkodër për herë të parë festohet 29 Nëntori me yllin komunist

11:08, 29/11/2023
A+ Aa A-

Shkodra ka festuar sot për herë të parë 29 Nëntorin.

Në nder të kësaj ditë janë bërë homazhe pranë Varrezave të Dëshmorëve.

Të pranishëm kanë qenë personazhe të politikës së majtë. I pranishëm ishte edhe kryebashkiaku Benet Beci.

Ajo që vihet re është se në varreza është vendosur ylli komunist. Ndërkohë komunistët bënë thirrje; “Enver Hoxha, Enver Hoxha”.

Sakaq, sekretari i Partisë Komuniste, Gjon Bruçi gjate ceremonisë në Varrezat e Dëshmorëve në Shkodër në përkujtim të Çlirimit të Shqipërisë, nderoi me grushtin komunist pranë Ushtarit të Panjohur. Bruçi thotë se komunizmi dhe diktatura e Enver Hoxhës nuk kreu asnjë krim ndaj popullit shqiptar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco