Tragjike/ Vajza e Vangjel Tavos u shua në aksident, fati i zi ndoqi familjen

Tragjike/ Vajza e Vangjel Tavos u shua në aksident, fati i zi ndoqi familjen

09:24, 29/11/2023
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në familjen e ish-deputetit, Vangjel Tavo. Vetë ish-deputeti në një postim të bërë një Facebook, ka njoftuar ndarjen nga jeta të vajzës së tij Eva.

Duke mos dhënë detaje mbi rrethanat e ndarjes nga jeta të së bijës në moshën 30-vjeçare, Tavo shkruan se varrimi do të bëhet ditën e enjte në datën 30 nëntor në orën 11:00.

Por, mediat shkruajnë se ajo ka humbur jetën në një aksident automobilistik në Maqedoninë e Veriut. Aksidenti i rëndë ndodhi në Tetovë.

“Këto janë fjalët më të vështira që shkruaj në jetën time. Vajza ime e madhe Eva u nda nga jeta në kulmin e rinisë, në moshën më të bukur, siç ishte edhe vetë ajo. Varrimi bëhet ditën e enjte, datë 30 nëntor, ora 11:00 në Jorgucat, Gjirokastër. Vangjel Tavo“, ka shkruar ish-deputeti në Facebook.

Eva Tavo ishte vajza e madhe e ish-deputetit, mamaja e së cilës vite më parë kishte ndërruar jetë nga një sëmundje e rëndë.

Lajmi për vdekjen e vajzës së ish-deputetit ka tronditur të afërm, miq dhe kolegë të ish-deputetit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco