A do lejohet betimi i Belerit? Kathimerini: Athina do bllokojë integrimin

A do lejohet betimi i Belerit? Kathimerini: Athina do bllokojë integrimin

09:14, 29/11/2023
A+ Aa A-

Mediat greke i bëjnë jehonë çështjes së betimit të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri.

Gazeta Kathimerini shkruan se seanca ku do të shqyrtohet kërkesa e tij për ta lejuar që të betohet në detyrë, do mbahte më 4 dhjetor.

Beleri vetë thotë se është viktimë e një gjuetie shtrigash nga ana e qeverisë shqiptare. “Kushdo që nuk pëlqehet nga Edi Rama, persekutohet në çdo kohë,” tha ai.

Gazeta shkruan se Greqia ka bërë me dije se do të bllokojë integrimin evropian të Shqipërisë, për sa kohë që nuk zgjidhet çështja e Belerit.

Madje kjo çështje pritet të shtrohet sot në takimin e Komitetit të Përfaqësuesve të Përhershëm. Aty do të diskutohet letra e mbetur pezull, drejtuar Tiranës, për nisjen e negociatave për pesë kapitujt e parë themelorë.

Athina thotë se nuk po e trajton çështjen e Belerit si një përplasje bilaterale, por si një çështje të të drejtës evropiane.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco