Inceneratori i Tiranës/ Shehaj: Opozita ka dërguar dokumente origjinale, SPAK ka arritur te Erioni

Inceneratori i Tiranës/ Shehaj: Opozita ka dërguar dokumente origjinale, SPAK ka arritur te Erioni

00:00, 29/11/2023
A+ Aa A-

Ekspertja Brisida Shehaj, e ftuar në ‘A Show’ me Adi Krastën në SYRI TV, ka folur në lidhje me hetimet për inceneratorin e Tiranës.

Gjatë bisedës, Shehaj i shpreh se, opozita ka dorëzuar në SPAK dokumente origjinale të cilat shkojnë tek kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

‘Situata për mua nuk është zi. Për mua situata ka filluar të lëvizë, kur nga opozita u zhduk pjesa e blerë e opozitës. Ishte Lulëzimi dhe shumë të tjerë, dikush dukshëm e dikush nën rrogoz që bënte pikërisht këtë gjë.

Një opozitë televizive nga selia, të themi nja dy gjëra dhe me kaq mbaroi.

Ka një reaksion shumë të madhe në këtë momente, u mbyll dosja e Elbasanit dhe Fierit, diku deri në 50 mln euro këto të dyja, që ishin shfaqja që ju dha popullit për të justifikuar, një pastrim dhe një lavatriçe gjigante 30 vjeçare në Tiranë.

Tirana me letra që unë kam parë dhe me atë që me shumë kurajo ka firmosur Belind Këlliçi, një njeri pa imunitet, që të çosh atë lloj dokumentacioni do kurajo dhe bravo që e ka.

Reaksioni nuk është për veprim, ka vajtur tek Erioni. Kurajoja që duhet të mbledhë ai SPAK, që Arben Kraja nuk e pat, dha dorëheqjen një ditë të bukur se ishte shumë i ngarkuar, nga momenti që opozita dërgoi këto dokumente të faktuara, të nënvizuara të përmbledhura me një memo shumë të gjatë, në kronologji, veprime me dokumente origjinale edhe në shtete të huaja të noterizuara, SPAK ka arritur tek ai.

Letrat e tjera që kanë shkuar deri më sot, kalon te Erioni’, tha Brisida Shehaj në SYRI TV.

EMISIONI I PLOTE:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco