Shehaj: Rama ka punuar që të asgjesojë elitën për të paralizuar reagimin, por situata ka ndryshuar qysh kur u zhduk pjesa e blerë e opozitës

23:48, 28/11/2023
A+ Aa A-

E ftuar në emisionin A Shoë në SYRI TV me moderatorin Adi Krasta për të komentuar situatën në të cilën ndodhet Shqipëria në këtë 111 vjetor ishte ekspertja e ekonomisë, Brisilda Shehaj.

Shehaj është shprehur se në Shqipëri është punuar qëllimshëm nga rilindja dhe Edi Rama që elitat, shtresa e mesme të varfërohet ose të shitet te regjimi për të paralizuar reagimin popullor.

‘’Kur flasim për politikë, flasim për elita. Pra, një popull, apo ajo masa siç quhet rëndom, nuk mund t’i kërkohet kësaj mase që është drobitur e që është raskapitur të ngrihet e të luftojë për ty. Pra, të ngrihet e të luftojë për atë detyrë që duhet ta bëjë elita. Strategjia që ndoqi rilindja dhe Rama ishte shumë e qartë.

Populli varfërohet, populli kriminalizohet, arti kriminalizohet, se ne dimë të flasim, po kur vijnë këto figurat publike që festojnë Big Brotherin se do të na dali Erjoni kryetar bashkie apo që bëjnë fushtat në Shkodër, këta artistët që na vijnë e i thonë shqiptarëve votoni këtë e votoni atë, i shohim pastaj të kriminalizuar në një formë apo në një formë tjetër. Dhe çfarë bëri, shtypi shtresën e mesme.

Pra, elita që duhet të flsai dhe s’duhet të flasi në Facebook, sepse unë e shoh që është shumë e lodhshme të flasësh në Facebook, apo të reagosh në platforma të cilat edhe ato menaxhohen dhe kontrollohen nga ky pushtet, ku ka një ushtri të tërë që të rrinë të bëjnë komente dhe ti duhet të reagosh komenteve, por po s’reagove do fillojë të shfryjnë Akoma edhe më keq duke hequr vëmendjen nga ajo ç’ka ti thua.

Pra duhet veprim, elitat, shtresa e mesme në Shqipëri, o ëshë duke u varfëruar, ajo që ka kërkuar të rrijë shtrese e mesme, ose pasurohet në këto rrugët…dhe shitet e blihet si tregu i gjësë së gjallë.

Unë nuk e shoh zi, por kur unë flas, flas që të ndërgjegjësohen. Këto elita kanë zgjedhur të jenë të heshtur ose kanë zgjedhur të bëjnë thjeshtë një status dhe të thonë ia hodha edhe kësaj radhe, ca tjerë kanë zgjedhur të bëjnë reaksionarin deri në përfitmin e radhës, por ka edhe njerëz plot që janë aty, nuk duken, por janë aty, ka njerëz plot që nuk dalin në televizor se nuk na duhen që këta njerëz të dalin në televizor. Duhen dorëzuar letrat. Shkeljet, parregullsitë duhen dokumentuar, duhen çuar në institucione, ai numri protokollit vlen, edhe pse duket sot siku prokuroria nuk lëviz, ato letra vlejnë. Situata nuk është zi. Situata ka filluar të lëvizi që në momentin që nga opozita u zhduk ajo pjesa e blerë. Ishte Lulzimi edhe shumë lulzima tjerë, dikush dukshëm, dikush nën rrogoz që bënte pikërisht këtë gjë. Një opozitë tëlëvizive, nga selia, themi nja dy gjëra dhe kaq mbaroi.’’,- u shpreh Shehaj për situatën politike në vend.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco