Denoncimi i fortë, Malaj: Simbole të Kosovës nuk mu lejuan nga policia në stadiumin 'Air Albania'

22:12, 28/11/2023
A+ Aa A-

Diplomati, dhe ish ambasadori i Koosvës në Zvicër, Naim Malaj, i ftuar në ''A Show'' me Adi Krastën në Syri Tv, denoncoi rastin kur simbolet e Kosovës nuk ju lejuan nga policia në stadiumin Air Albania.

Malaj shtoi se akoma nuk ka marrë një përgjigje nga Federata e Futbollit Shqiptar madje se as nuk e beson një të tillë.

Absurditeti më i madh për të, duket se është fakti se gjysma e futbollistëve vijnë nga Kosova dhe nga trojet e tjera shqiptare, dhe tifozët më të flaktë janë nga Kosova.

Në reagimin tim them në një mënyrë ironike, se mbasë është për të shmangur një lloj 'provokacie' si ajo që ndodhi në Beograd në stadiumin në mes të ndeshjes, e dimë se çfarë ndodhi.

Sinqerisht nuk e di se pse nuk kam marrë shpejgime dhe mbase është në detyrën tuaj si gazetar të hulumtoni dhe të keni një shpjegim zyrtar qoftë nga ana e Federatës së Futbollit Shqiptar, qoftë Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Ajo çfarë është më asburde dhe më kontradiktore në këtë që po thoni ju është se sapo hyra në stadium po dëgjoja këngët ''Marshi i UÇK'' dhe ''Thërret Prizreni mori Shkodër'', në njëfarë mënyre një thirrje për të galvanizuar tifozët kuq e zi, ndërkohë që janë pikërisht simbolet e Kosovës që ndalohen në stadium.

Është diçka absurde që nuk mund të shpjegohet dhe këtë mund ta shpejgojë më mirë një sqarim zyrtar nga ana e Federatës Futbollit Shqiptar, po dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme e cila është kopetente për sigurinë në stadium.

Personalisht unë nuk kam marrë dhe as nuk pres një përgjigje zyrtare  nga Federata e Futbollit shqiptar, por absurditeti më i madh është se gjysma e futbollistëve vijnë nga Kosova dhe nga trojet e tjera shqiptare dhe tifozët më të flaktë janë nga Kosova dhe ata do jenë nesër në Gjermani dhe kudo që do luajë kombëtarja shqiptare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco