Manjani: Ne njohim pushtetin më shumë se shtetin! Cili shtet do i jepte Italisë territorin për emigrantët

21:52, 28/11/2023
A+ Aa A-

I ftuar në A Shoë me Adi Krastën në SYRI TV, juristi Ylli Manjani ka folur ’28 Nëntorin’ dhe gjendjen në të cilën e gjen 11 1 vjetori i pavarësisë së Shqipërisë.

Manjani theksoi se në 111 vjet shtet, shqiptarët kanë njohur më shumë pushtetin se sa kulturën shtetërore.

Juristi iu referua edhe marrëveshjes së fundit me Italinë për ti dhënë një cop territor për ta bërë qëndër pritje për emigrantët, duke thënë se cili shtet do ta bënte një gjë të tillë.

Manjani: Kemi 111 vjet shtet dhe ne nuk e njohim shtetin fare sepse ne njohim pushtetin më shumë se sa shtetin. Ka 111 vjet kështu. E para kjo.

E dyta, a mund të na thotë dikush se ku është dokumenti origjinal i pavarësisë? Se unë se di! Pra deklarata e pavarësisë, ne dimë vetëm një kopje të fotokopjuar por jemi në kushtet e një shteti ku ne nuk kemi dokumenta origjinalë. Dhe këtu nuk është halli thjesht i një deklarate pavarësie por këtu është halli i kulturës shtetërore, i arkivës së shtetit, i asaj që quhet historia e shtetit, i asaj që na bën të ndihemi krenarë. Për çfarë ndihemi krenarë?

Edhe në kuptimin e varëisisë dhe pavarësië, kemi kaq kohë që krenohemi që jemi shtet, kemi një integritet territorial, e ruajmë atdheun si sytë e ballit, kështu përrallash kemi kaq kohë që ja tregojmë njëri tjetrit, kur vjen puna te sovraniteti i territorit, marrëveshja më e fundit është që ne i kemi dhënë një cop territor Italisë, që të bëjë qëndër pritje emigrantësh.

Tani a mund të më thotë dikush se çfarë lidhje ka me shtetin kjo? Cili shtet do ta bëntë këtë që bën shteti jonë me territorin e vet? 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco