Shehaj: Unë kam vendosur të përballem me regjimin, cilido qoftë çmimi

21:13, 28/11/2023
A+ Aa A-

E ftuar në emisionin A Show në SYRI TV me moderatorin Adi Krasta për të komentuar situatën në të cilën ndodhet Shqipëria në këtë 111 vjetor ishte ekspertja e ekonomisë, Brisilda Shehaj.

Shehaj është shprehur se në Shqipëri mungojnë elitat të cilat janë të vendosur që të reagojnë dhe të përballen me regjimin që është instaluar në vend.

"Një djalë ose një vajzë e re e cila kërkon të futet në politikë jo domosdoshmërisht është elitë.  Unë po flas për njerëz që kanë marrë nga ky vend që janë shkolluar këtu kanë punuar në struktura shtetërore kanë një mundësi financiare që ti bëjnë ballë një regjimi. Unë e kam stakuar mendjen, do të ha bukë me djathë, rrugë tjetër nuk ka

Unë kam 6 vite që nuk punoj sepse do regjimi që të mos punoj, do të shes dhe rreckën e fundit që kam në shtëpi, nuk kam dhe fëmijë që të kemi një barrë më të madhe në kurriz, por duhet ndarë mendja.

Njerëzit intelektual nuk duhet të gënjejë por të dalin në tv të japin argument sepse shohim në televizon individë që nuk thonë asgjë."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco