Shqiptarët në SHBA kremtojnë '28 Nëntorin'/ Haçkaj: Nuk duhet të harrojmë se ka shumë gjëra që duhen bërë për këtë vend

20:39, 28/11/2023
A+ Aa A-

Florian Haçkaj, Diaspora për Shqipërinë e Lirë i ftuar në një lidhje me Skype në Edicionin e Mbrëmjes në Syri Tv, u shpreh se ndonëse kënaqësia kur në këtë 111 vjetor të pavarësisë, flamuri shqiptar ngrihet në mes të New Yorkut është e madhe, nuk duhet të harrojmë se ka shumë gjëra që duhen bërë për këtë vend.

Me të vërtetë të bën krenar kur vjen në mes të New York dhe ke rrugë me emra shqiptar, ke shqiptarëqë anagzhohen, ke ngritjen e flamurit si në Toronto që ishte para disa ditësh si dje në New York, si një pritje sot në bashkinë e New York.

Por më e bukura nga të gjitha janë arritjet  e shqiptarëve që ja kanë dalë  të ngrejnë komunitetet e aty aq lart sa të respektohen në këto nivele.

Sot është ditë feste dhe ne në përgjithësi në ditë të tilla zgjedhim të mos flasim për gjëra që nuk shkojnë, por un si person dhe e si lëvizje gjithmone kemi dashur që falenderimin tua drejtojmë atyre që u takon, në këtë rast vetë njerëzve dhe jo politik-bërjes dhe të kthejmë kritikat nga politik bërja.

Është patjetër një ditë reflektimi.

Unë mendoj se ka shumë gjëra që duhen bërë.

Mënyra se si kryeministri shqiptar po e trajton Shqipërinë si të jetë një çiflig i tij dhe duke marrë vendime, pa respektuar asnjë institucion.

Ne kemi rastin tonë ku kemi fituar në Gjykatë Kushtetuese ku po mbaron afati që Kuvendi ka për ta plotësuar dhe as nuk e kanë vënë ujin në zjarr për të bërë diçka.

Dhe janë të gjitha këto hapa, ata që duhet të na bëjnë ne të reflektojmë kur vijnë festa të tilla. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco