Berisha: Demokratët kanë misionin më të rëndësishëm pas përmbysjes së diktaturës, rrëzimin e kësaj bande nga pushteti

Berisha: Demokratët kanë misionin më të rëndësishëm pas përmbysjes së diktaturës, rrëzimin e kësaj bande nga pushteti

20:38, 28/11/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë vizitës në Vlorë, ka zhvilluar edhe një takim me anëtarët e kryesisë së PD-së lokale.

Gjatë takimi, Berisha ka kërkuar impenjim në betejën ndaj qeverisë, ndërsa është shprehur se, aksioni i nisur nga opozita është pa kthim.

‘Ne hynin e dilnim nga Parlamenti si një fasadë dhe jo opozitë e vërtetë. Nuk lejon komisionet, na cakton se kush do të na përfaqësojë ne dhe jo atë që zgjedhim ne. Ligjet, amendamentet që dorëzojmë në Parlament, i mbyllte në sirtarin e kryetares dhe nuk i çonte në komisione, në Parlament për t’i shqyrtuar. Pra ky njeri pas akteve të tij kriminale ndaj opozitës me McGonigal, me George Soros, tani po realizonte atë që Marks e quan paqe të vërtetë’, është shprehur kryedemokrati, Sali Berisha gjatë bisedës me anëtarët e kryesisë së PD-së, në Vlorë.

Image

Fjala e kryetarit të PD-së, Sali Berisha:

Ju përshëndes shumë përzemërsisht dhe ju uroj Gëzuar këtë ditë të madhe, këtë festë të të gjitha festave për shqiptarët kudo që janë. Por kjo ditë demokratët shqiptarë në tërësi dhe demokratët e Vlorës në veçanti, i obligon më shumë se të gjithë të tjerët mbasi siç e thotë Dante Aligheri ‘nuk ka dhimbje më të madhe se të kujtosh ditët e mira në fatkeqësi’.

Këtë ditë nuk mund të mos mbahet shënim sepse tek varri i Babait të Pavarësisë së Shqipërisë sot ka vendosur kurorë Pashiqi i shqiptarëve dhe kjo është një e vërtetë tragjike për çdo qytetar shqiptar. Ka vendosur kurorë një njeri që në këto 10 vite me politikat që ndoqi u imponoi të marrin rrugët e botës mbi 1 mil e 100 mijë shqiptarë.

Është një njeri i cili ato arritje që ne i realizuam, duhet të themi të vërtetën një komb pa një traditë të konsoliduar demokratike sepse kështu ishte historia jonë. 500 vite mbetëm në një pushtim të perandorisë Osmane. Një periudhë e shkurtër ishte Mbretëria që s’mund të themi se ishte demokraci.

Pra ajo traditë që u krijua nga përmbysja komunizmit dhe vendosja demokracisë, ajo traditë u shpërbë në mënyrën më të pandalshme gjatë këtyre viteve të sundimit të një njeriu që arriti në Shqipëri të vendosë një raport fatal për demokracinë, dhe ky raport fatal për demokracinë është shndërrimi i krimit në votë dhe i votës në krim.

Pra mobilizon të gjitha potencialet jo ligjore për të grabitur votën shqiptarëve dhe shndërron këtë votë në favore të pakufishme për krimin, për bandat, për trafikun për të vazhduar në ‘perpetuum mobile’ qeverisjen e tij. Pas këtij raporti ky zotëri kaloi në mohimin total të të drejtave Kushtetuese të përfaqësuesve të shqiptarëve në Parlament. I bëri ata fiktivë, i bëri ata të pa qenë.

Ne hynin e dilnim nga Parlamenti si një fasadë dhe jo opozitë e vërtetë. Nuk lejon komisionet, na cakton se kush do të na përfaqësojë ne dhe jo atë që zgjedhim ne. Ligjet, amendamentet që dorëzojmë në Parlament, i mbyllte në sirtarin e kryetares dhe nuk i çonte në komisione, në Parlament për t’i shqyrtuar. Pra ky njeri pas akteve të tij kriminale ndaj opozitës me McGonigal, me George Soros, tani po realizonte atë që Marks e quan paqe të vërtetë.

Marks thonte se: ‘Paqe e vërtetë arrihet atëherë kur të zhduket opozita’. Dhe ky de facto po e eliminonte opozitën si institucion me ato atribute që i njohin ligjet, që i njeh Kushtetuta. Pra në ketë aspekt, ky është një armik i egër, aq sa ishte i ati i tij që nuk kishte rast të mos firmoste për ekzekutime dhe varje. Ai dukej një gentleman po ta shihnit ju në fotografi, po në të vërtetë ai në presidiumin e kuvendit popullor, në mënyrë më persistuese ka firmosur çdo pushkatim të pa merituar. Në varjen e Havzi Nelës për motive politike. Dhe ky tani shpërthen në po të njëjtën urrejtje ndaj opozitës.

Image

Ne demokratët kemi problemet tona dhe nuk mund t’i mohojmë, por ama kemi detyrat më imperative sot para nesh. Detyrat më imperative para nesh sot janë, të analizojmë realitetin siç është. Ne jemi në një diktaturë bande, jo diktaturë ideologjike komuniste, as naziste e as teokratike, por kjo diktaturë bande nuk njeh asnjë rregull. Se jemi dhe vend anëtar i NATO-s, të mos harrojmë.

Disa gjëra janë të paimagjinueshme që mund të bëjmë, pra nuk mund të krijojmë kampe përqendrimi ose skuadra pushkatimi. Por jemi në një diktaturë ku opozitës i mohohet çdo lloj e drejte, ku populli voton dhe ai numëron votat, ku relacioni është i pamundur, ku pasuria kombëtare më shumë se në diktaturën komuniste shndërrohet në pasuri të qeveritarëve. Të imagjinosh se çfarë ndodh në Portin e Durrësit, 1.4 milion m2 tokë merren nga Edi Rama dhe Al-Alabar.

Al Alabar është një biznesmen që do investojë gjithsej nga 4 miliard investime, 70 milion. Të gjitha të tjerat janë të grupeve të drogës shqiptare të bazuara në Dubai, Meksikë dhe vende të tjera dhe kriptomonedha që është mbi 2 miliard, të Amant Josifit dhe Olsi Ramës. Pra në këto situata jemi ne.

Opozita nuk ka më të drejta, pushteti nuk mbrohet më me votë dhe siç e thash ky përfaqëson një ‘Pashiq’. Siç i thotë publicisti më i shquar i tokës Gjermane sot, i gazetës më kryesore dhe zëri më autoritar, i cili e ndjek Ballkanin dhe i thotë që ti je kryeministri më i mirë i Serbisë pas Nikolla Pashiq.

Pra të gjitha këto kërkojnë që ne të marrim vendimet e duhura, kërkojnë që ne të vendosim të përballemi me këtë diktator dhe të nisim një betejë pa kthim siç kemi nis në Parlament. Në Parlament u arrit! çfarë u arrit?

U bë botëror lajmi që ky nuk lejon krijimin e komisioneve për hetimin e tij. Nuk mund të lejojë ai, nuk mund të lejojë sepse ai ka përdorur në mënyrën më abuzive pushtetin për pasurimin e tij. çdo çështje që ngremë ne, çështje që kushtojnë miliona e dhjetëra milion e qindra milion me firmën e tij, me vulën e tij dhe ai nuk ka si pranon të krijojë komisione hetimore.

Por për ne nuk ka kurrsesi si të tërhiqemi edhe nuk do tërhiqemi nga një e drejtë kushtetuese e jona për ta hetuar diktatorin. Pra në këtë betejë, demokratët kanë misionin më të rëndësishëm pas përmbysjes së diktaturës komuniste. Përmbysjen e kësaj diktature bande. A është e mundur? Ju garantoj që është plotësisht e mundur! Pse humbi ai ekuilibri?

Pse nxori ai privatizimin që është lege artis të një kompleksi që është absolutisht në përputhje totale me ligjin. E nxori në një moment dëshpërimi total sepse e pa që humbi kontrollin me opozitën. E pa që tani nuk gjen më paq.

Paqja e brendshme e tij pa Opozitë mori fund, dhe ne duhet t’i tregojmë atij çdo kohë e më shumë. Tani ne jemi në fushë, të lirë, zgjedhje nuk kemi dhe kemi vetëm këtë detyrë: përmbysjen e tij për të arritur zgjedhje të lira. Gjithçka varet nga vendosmëria jonë, gjithçka varet nga guximi ynë, gjithçka varet nga një dialog intensiv që ne duhet të bëjmë me çdo qytetar për këto çështje.

Përndryshe ne nuk po them po shfarosemi, por po shkatërrohemi si komb. Sepse nëse në 10 vite kanë ikur 1.1 milion, këta 1.1 milion në 10 vitet që vijnë do marrin të paktën nga një njeri me vete minimumi. Kështu që kjo ditë është ditë apeli për të gjithë demokratët, për të gjithë qytetarët. Për ne, misioni historik është shpëtimi i shqiptarëve nga kjo mobokraci, nga kjo diktaturë bande, nga kjo diktaturë që nuk ka asnjë lloj ligji.

Ky ka krijuar instrumente të reja, ka krijuar drejtësi të kontrolluar aq sa e kontrollonte Enver Hoxha. Ne nuk duhet të impresionohemi nga këto. Do i trajtojmë larot e tij njëlloj si Edi Ramën.

Nëqoftëse ata bëhen vegla të verbra që shkelin Kushtetutën, që shkelin ligjet ata nuk mund të na impresionojnë ne,ata nuk mund të na frikësojnë ne, përkundrazi ata vetëm sa na motivojnë ne më shumë në betejën tonë për përmbysjen e këtij regjimi. Ndaj dhe e konsideroj jetike këtë përpjekje. Ta quajmë betejë pa kthim deri në përmbysjen kësaj narko-diktature, e këtij regjimi të bazuar në krimin, drogën dhe vjedhjen e shqiptarëve. Jo ne do vazhdojmë, dhe do vazhdojmë me forcën më të madhe.

Ai e ka kuptuar këtë, e ka kuptuar që nuk ka tërheqje. Do t’i qëndrojmë atij në atë mënyrë që atij nuk ja pret mendja. Sepse ai është një diktator me një urrejtje të njëjtë me të atin xhelat. I ati i tij firmoste në krah të Ramiz Alisë në çdo ekzekutim të njerëzve të pafajshëm. Po t’i lexosh ato, rrëqethesh.

Thjeshtra e tij është autori i sheshit. Nuk kam asgjë me thjeshtrën, por thjeshtra ndalohet me kushtetutë që të marrë pjesë në tendera. Kompania e thjeshtrës bëri batërdinë e sheshit. Kompania belge ku ajo punonte, ka fituar të gjitha tenderat dhe ka fituar edhe tenderin e sheshit. E turpshme si duhej të transformohej një shesh historik!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco