Ministri i Brendshëm i Italisë: Pakti i refugjatëve mund të jetë model pilot për vende e BE

Ministri i Brendshëm i Italisë: Pakti i refugjatëve mund të jetë model pilot për vende e BE

19:59, 28/11/2023
A+ Aa A-

Pakti mes Italisë e Shqipërisë mund të jetë një model pilot për shumë vende Europiane.

"Pakti mes Shqipërisë e Italisë po ndiqet me vëmendje nga vendet e Bashkimit Europian, nën logjikën se mund të jetë një model pilot", ka deklaruar Ministri i Brendshëm italian Matteo Piantedosi gjatë konferencës internacionale "A global alliance to counter migrant smuggling”.

Konferenca u mbajt sot në Bruksel mbi një aleancë globale në luftën kundër trafikut të emigrantëve organizuar nën iniciativën e Kryekomisioneres Ursula von der Leyen.

Për Ministrin e Brendshëm italian, pakti me Shqipërinë mund të shërbejë si pengesë duke u bashkuar në këtë sistem global për të luftuar emigracionin ilegal.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco