‘28 Nëntori’/ Harxhi: Tirana zyrtare nuk e festoi kombëtarisht! Ceremoniali i qeverisë, qesharak

19:48, 28/11/2023
A+ Aa A-

E ftuar në SYRI TV me Armela Ferkon, anëtarëja e kryesisë së PD-së, Edith Harxhi ka folur për shqiptarët në 111 vjetorin e pavarësi, mes dritëhijeve dhe aktualitetit politik si komb.

Harxhi hodhi akuza në drejtim të ceremonialit të organizuar nga qeveria e Edi Ramës, duke e quajtur jo të denjë për një komb.

‘Pashë një ceremonial që ishte pjesë e të gjithë skenarit të përgjithshëm që ka disa vite që vazhdon, për të nxjerrë në pah ‘arritjet dhe sukseset’ e qeverisë me shumë komunistizim të të gjithë eventeve dhe me folklor të tepruar deri në atë masë që kalonte edhe në qesharak’, u shpreh Harxhi.

Harxhi: Kjo është festë kombëtare, nuk është festë e Shqipërisë dhe si festë kombëtare duhet të festohet si komb. Shoh shumë pak angazhim për ta festuar kombëtarisht si festë. Tirana zyrtare edhe në këtë rast ka një lloj paternaliteti në lidhje me festën kombëtare, festën e flamurit që është festë e të gjithë shqiptarëve. Përkundër fakiti që do duhej patjetër që të kthehej në një hare kombëtare, ku kombi të bëhej bashkë, ato pjesë të kombit që nuk janë bashkë, administravisht dhe politikisht do duhet që sot të ishin të gjitha bashkë.

Unë nuk e shoh këtë gjë në këtë festë kombëtare dhe më vjen shumë keq, ndjej keqardhje të madhe.

Hareja e qytetarëve të Kosovës që mundohen ta festojnë atë me shqiptarët e Shqipërisë që gjenden në Kosovë është e pamat dhe të njëjtën gjë do doja ta shihja edhe këtu në Shqipëri.

Sot nuk pashë një ceremonial që të ishte i denjë për një komb, pashë një ceremonial që ishte pjesë e të gjithë skenarit të përgjithshëm që ka disa vite që vazhdon, për të nxjerrë në pah ‘arritjet dhe sukseset’ e qeverisë me shumë komunistizim të të gjithë eventeve dhe me folklor të tepruar deri në atë masë që kalonte edhe në qesharak. Shumë pak seriozitet në atë që duhej të bëhej.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco