Berisha: Një kryeministër që vlerësohet si kryeministri më i mirë i Serbisë pas Nikolla Pashiqit, nuk meriton asnjë ditë karrigen që mban

Berisha: Një kryeministër që vlerësohet si kryeministri më i mirë i Serbisë pas Nikolla Pashiqit, nuk meriton asnjë ditë karrigen që mban

17:51, 28/11/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar një takim me departamentin ‘Brain Gain’ në nderim të ditës së pavarësisë së vendit.

Berisha është shprehur se një armik i qenies shqiptare, një kryeministër që vlerësohet nga politologët e kohës, si kryeministri më i mirë i Serbisë pas Nikolla Pashiqit, nuk meriton asnjë ditë karrigen që mban.

Deklarata:

Unë sot isha në Vlorë për të shprehur nderimet e mia në emër të demokratëve shqiptarë të opozitës dhe të gjithë shqiptarëve që i thonë vetes shqiptar, për Ismail Qemalin, për Vlorën dhe qytetarët e saj, për këtë akt shpëtimtar për kombin.

U ndala në familjen Mezini, pasardhësin e Abaz Mezinit, një nga themeluesit e Vlorës, me kontribut historik në Pavarësi.

Abaz Mezini ish-kryetari i parë i Bashkisë së Vlorës, kishte kryesuar komitetin e sigurisë për shpalljen e pavarësisë në qytetin e Vlorës.

E theksova këtë moment se shpallja e pavarësisë u bë në kushtet kur Shqipëria në shumë anë ishte e pushtuar, por ishte elita fisnike e saj ajo që garantoi këtë akt, së bashku me Isa Boletinin që erdhi nga Kosova, me luftëtarët e tij.

Përpara tek varri i të pavdekshmit, Ismail Bej Vlora, kishte vendosur kurorë edhe Pashiqi i Tiranës. Ishte një përdhosje e veprës së ndritur. Ishte një përdhosje e të gjithë atyre që luftuan dhe ranë për një Shqipëri të pavarur.

Një armik i qenies shqiptare, një kryeministër që vlerësohet nga politologët e kohës, si kryeministri më i mirë i Serbisë pas Nikolla Pashiqit, nuk meriton asnjë ditë karrigen që mban.

Fyen ndërgjegjen kombëtare të çdo shqiptare, fyen të gjallët dhe të vdekurit e këtij vendi që kanë dashur dhe që e duan Shqipërinë dhe kombin.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco