Xhaferri: Kur për Shtetin 111 vjetori i Pavarësisë nuk ka as rëndësinë e takimeve të Open Ballkan!

Xhaferri: Kur për Shtetin 111 vjetori i Pavarësisë nuk ka as rëndësinë e takimeve të Open Ballkan!

17:32, 28/11/2023
A+ Aa A-

Kryetari i FRPD, Besard Xhaferri ka reaguar duke u shprehur se  në vend të paradës së zhvilluar në Tiranë, sot do duhej mbajtur një Kuvend, ku të pranishëm të ishin i gjithë faktori politik shqiptar në rajon, e ku të flitej për vizionin e të ardhmes së Shqiptarisë, një komb që përballet kudo në skajet e tij me plagën e shpopullimit.

Ndër të tjera Xhaferri theksoi se keqardhje e madhe që aktivitetet e kësaj ditë nuk ishin as në lartësinë e takimeve të “Open Ballkan”, takime në të cilët u fol për ekonominë, për zhvillimin dhe integrimin.

Postimi:

111 vjetori i Pavarësisë është një ditë e shënuar, veçanërisht për një komb që ka sakrifikuar për liri si pak kombe të globit dhe atë pavarësi që fitoi, e ka të cunguar, pasi jashtë sofrës saj mbeti më shumë se gjysma e trevave shqip folëse.

Në vend të paradës së zhvilluar në Tiranë, sot do duhej mbajtur një Kuvend, ku të pranishëm të ishin i gjithë faktori politik shqiptar në rajon, e ku të flitej për vizionin e të ardhmes së Shqiptarisë, një komb që përballet kudo në skajet e tij me plagën e shpopullimit.

Keqardhje e madhe që aktivitetet e kësaj ditë nuk ishin as në lartësinë e takimeve të “Open Ballkan”, takime në të cilët u fol për ekonominë, për zhvillimin dhe integrimin.

Kryefjalë e ditës së sotme në Tiranë ishte një paradë, një aktivitet normal, por që në kushtet ku ndodhet vendi ynë do duhej të ishte dytësore.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe Kryeministri Rama ishin në Vlorë, por as sot nuk e dhanë një deklaratë të përbashkët, një mesazh bashkimi, teksa mes tyre dukej sikur ishte në Vlorë edhe Aleksandër Vuçiç, vëllai, miku e bashkëpunëtori i Edi Ramës

Është e papranueshme që Shteti Shqiptar, i ka kushtuar më shumë rëndësi takimeve informale në kuadër të një nisme përçarëse si “Open Ballkan”, se sa ditës së shënuar të flamurit.

Shoumeni i Tiranës sot duke përfituar se shefi i tij ishte në Vlorë, u kujdes të vjedhë vëmendjen mediatike me koncerte bajate dhe deklarata hipokrite.

Kur vendi qeverisej nga e djathta, Kosova ishte ylli polar në çështjet diplomatike, Kosova u shpall e pavarur nga Presidenti Bush në mes të Tiranës e u ndërtua “Rruga e Kombit”.

Në emër të kombit duhet folur me vepra dhe kontribute dhe jo me parada fasadë hipokrizie, që kanë synim sfumimin e realitetit në të cilin sot jetojnë shqiptarët!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco