Salianji në PE: Mesazhi më i rëndësishëm-forcimi i institucioneve

17:08, 28/11/2023
A+ Aa A-

Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji nga Parlamenti Europian në një video mesazh për qytetarët, shprehet se në këtë parlament mesazhi më i rëndësishëm që përçohet dhe kërkesa më e rëndësishme që ne kemi është forcimi i institucioneve.

"Në Parlamentin Euriopian mesazhi më i rëndësishëm që përçohet dhe kërkesa më e rëndësishme që ne kemi është forcimi i institucioneve, padiskutim, monitorimi më i rreptë për të pasur forcë të tillë të institucioneve që tejkalojnë vullnetin dhe forcën e individit që për fat të keq, në Shqipëri është përqëndruar në vullnetin e një njeriu të vetëm.

Balanca e institucioneve, kontrolli i institucioneve ndaj njëri tjetrit, është thelbi i funksionimit të demokracisë.

Këtë kërkojmë prej kohësh, kjo është mbështetja që po kërkojmë në çdo institucion", shprehet Salianji ndër të tjera.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco