Bushati: Shqipëria mitizohet në favor të politikave të regjimit

17:03, 28/11/2023
A+ Aa A-

I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin, Edvin Parruca ishte gazetari dhe analisti, Andi Bushati.

Bushati është shprehur se miti që Shqipëria sot është më mirë se kurdo herë tjetër në historinë e saj po përsëritet për interesa të politikës.

"Miti i parë që Shqipëria sot është më mirë se kurdo herë tjetër në historinë e saj po përsëritet. Është një mit që përsëritet që nga rilindësit që thonin është e bukura e dheut epopeja e Skënderbeut gjuha më e lashtë e europës të gjitha këto shërbyen për të formëzuar kombin pastaj erdhi komunizmi i cili thoshte se është e bukura e dheut dhe fanari që ndriçon të gjithë botën.

Po ti shohim të gjitha këto janë mite që janë përdorur nga politika për politikat e caktuara, një regjim tjetër i gjallë si ky i sotmi ka nevojë për mitin e tij, dhe miti  i tyre është se ne po u dhurojmë shqiptarëve një Shqipëri që nuk ka qenë kurrë më shumë e suksesshme se sa sot.

Shqipëria nuk mund të mburret me turistët kur akoma ka një rrjedhje masive të popullsinë së saj që kërkon ta braktisi vendin. Shqipëria nuk mund mburret me anëtarësimin në NATO ndërkohë që Shqipëria po vret përditë demokracinë e saj, Shqipëria nuk mund të mburret me sukseset e ekonomisë së saj ndërkohë që sipas të gjitha statistikave ndërkombëtare 50% e popullsisë së Shqipërisë rrezikojnë të bien në varfëri.

Ti marrësh këtë të dhëna dhe të thuash që Shqipëria nuk ka qenë kurrë më m9irë se aq duhet një guxim i madh por ka dhe të mira që ishte kualifikimi i kombëtares dhe suksesi i individëve shqiptar në europë dhe botë."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco