VIDEO-FOTO/ Kryetari i PD, Berisha vizitë në familjen e kryebashkiakut të parë të Vlorës

15:47, 28/11/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka vazhduar takimet gjatë ditës së sotme në Vlorë, me një vizitën në familjen Kryetarit të parë të Bashkisë, Abaz Mezini.

Berisha shkruan në Facebook, se familja e Abaz Mezinit është një nga themelueset e qytetit të Vlorës. Abaz Mezini ka qenë kryetari i Komitetit për Sigurinë e shpalljes së Pavarësisë dhe kryetari i parë i Bashkisë Vlorë.

Mesazhi i plotë i kryetarit të PD-së, Sali Berisha:

Sot në Vlorë, në familjen e Kryetarit të parë të Bashkisë.

Të dashur miq, sot gjatë vizitës në Vlorë, kryeqytetin e Pavarësisë, pata kënaqësinë të ndalesha në familjen Mezini. Për të kuptuar vendin e veçantë që ka kjo familje në historinë e qytetit dhe të Shqipërisë, një historik i shkurtër:

Familja e Abaz Mezinit është një nga familjet themeluese të qytetit të Vlorës. Abaz Mezini ka qenë kryetari i Komitetit për Sigurinë e shpalljes së Pavarësisë dhe kryetari i parë i Bashkisë Vlorë.

Familja Mezini, sipas dokumenteve të hershme, përmendet për herë të parë në arkivat e Stambollit në vitin 1640, si e vendosur në Vlorë.

Familja ka qenë e spikatur në jetën ekonomiko-politike prej shekujsh në Vlore, duke kulmuar me aktivitetin patriotik në 1912.

I pari i fisit, Abaz Mezini, emrin e të cilit mban rruga në lagjen Tophana, ku gjenden sarajet e fisit, dikur 4 kulla me gurë dy katëshe, me porta të larta ku hynte një karrocë me kuaj brenda.

Komunizmi e detyroi fisin t’i ndanin kullat duke i quajtur ‘borgjeze’, me fshatarë të ardhur nga fshatrat, besnikë të partisë.

Mezinajt janë shquar për patriotizëm.

Abaz Mezini ishte kryetari i parë i Bashkisë, komanduar nga Porta e lartë në vitin 1908. Me rrogën e tij, të cilën nuk e mori kurrë, u ndihmuan familjet me jetimë, dhe u hap shkolla e parë e gjuhës shqipe në Vlorë, në lagjen ‘Muradie’.

Në librin me kujtime, Ismail Qemali paraqet disa letërkëmbime me Abaz Mezinin i cili ishte kryetari i Komitetit të shpalljes së Pavarësisë.

Ky i fundit siguroi paprekshmërinë në Vlorë të Ismailit, në një kohë kur kërkohej ekzekutimi tij nga qarqet antishqiptare.

Nuk është rastësi që pas shpalljes së Pavarësisë, Ismail bej Vlora, vizitën e parë e bëri në familjen Mezini, me të cilën e lidhnin miqësi e krushqi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco