Alarmi në Itali, rritet numri i minorenëve shqiptarë të pashoqëruar

Alarmi në Itali, rritet numri i minorenëve shqiptarë të pashoqëruar

15:34, 28/11/2023
A+ Aa A-

Nga Alba Kepi

Ndërsa qeveria italiane është në punë për të prezantuar sa më shpejt në Parlament draft ligjin mbi ngritjen e dy qendrave të emigrantëve në Shqipëri, Ministria e Brendshme e Ministria e Politikave Sociale publikojnë raportet me të dhëna alarmuese mbi strehimin e mijëra emigrantëve që kanë çuar në kolaps sistemit kombëtar të mikpritjes së tyre.

Sipas këtyre raporteve shfaqen alarmuese të dhënat e minoreneve shqiptarë pa prindër që kërkojnë mbrojtje nga qeveria italiane.

Brenda një muaji prej 1 deri më 31 tetor 2023, 58 minorenë shqiptarë pa prindër kanë kërkuar strehim nga autoritetet italiane.

Image

Prej 1 janarit 2023 deri më 31 tetor 2023 numri i minorenëve shqiptarë emigrantë që kanë mbërritur klandestinë në Itali është 1011, e 41 prej tyre janë femra.

Të dhënat janë publikuar në raportin e fundit të Ministrisë Italiane e Punës dhe Politikave Sociale ky konfirmohet se shqiptarët minorenë pa prindër janë baras me 4.06% të numrit të përgjithshëm.

662 minorenë shqiptarë pa prindër janë në moshën 17 vjeç, 222 në moshën 16 vjeç, 61 në moshën 15 vjeç e 23 deri në moshën 14 vjeç.

Brenda muajit tetor janë dhe 31 emigrantë minorenë nga Kosova që kanë kërkuar mbrojtje nga qeveria italiane e numri i tyre nga 1 janari deri sot në qendrat e emigrantëve minorenë pa prindër në Itali është 213, 4 prej të cilëve janë femra.

Gjithashtu nga të dhënat e përditësuar sot nga Ministria e Brendshme Italiane 152 216 emigrantë klandestinë kanë zbarkuar në brigjet italiane nga 1 janari 2023 deri më 28 nëntor 2023.

Për të njëjtën periudhë kohore të një viti më parë, pra më 2022, numri i tyre ishte rreth 94 mijë, rreth 60 mijë më pak se sot.

Shumica e tyre vijnë nga Guinea, Tunizia, Bregu i Fildishtë, Siri Bangladesh etj.

Ministria e Brendshme Italiane vë alarmin dhe për numrin e lartë të minorenëve të pashoqëruar që mbërrijnë në kufijtë italianë mes të cilëve dhe mjaft minorenë shqiptarë.

Janë 17 088 minorenë të pashoqëruar që kanë hyrë në territorin italian nga 1 janari 2023 më 28 nëntor 2023, ndërsa në të njëjtën periudhë kohore të një viti më parë numri i tyre ishte 14 044 minorenë emigrantë pa prindër, pra rreh 3 mijë më pak.

Pritej që qeveria Italiane të prezantonte pak orë më parë në mbledhjen e qeverisë draft ligjin mbi qendrat e emigrantëve nën juridiksionin e saj në Shqipëri por me sa duket ekspertët ligjor janë ende duke punuar për të gjetur formulat më të përshtatshme për të mos shkelur Kushtetutën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco