Lajmi i fundit

LIVE/ Nis protesta qytetare para bashkisë së Tiranës

A kemi sot pavarësi, kur deti dhe toka shitet nga qeveria!?

A kemi sot pavarësi, kur deti dhe toka shitet nga qeveria!?

12:29, 28/11/2023
A+ Aa A-

Nga Petrit Vasili/

Eshtë pikërisht sot dita e shpalljes së Pavarësisë dita e duhur për ta shtruar këtë pyetje përballë realitetit të hidhur të fakteve.

Ndërkohë që tëresia teritoriale e Shqipërisë është e shenjtë, një dhe e paprekshme, realiteti me hapësirën tokësore dhe detare eshte krejt ndryshe, i dhimbshëm dhe i hidhur, për shkak të qeverisë antishqiptare, që nuk qeveris, por kërkon të sundojë vendin.

Hapësira tokësore e Shqiperisë u jepet shteteve të tjera nga kryeministri për emigrantët e paligjshëm, si të ishte oborri privat i tij duke shkelur Kushtetuten dhe çdo ligj të këtij vendi e duke bërë marrëveshje ekstrateritorialiteti.Duke rrëmbyer në mënyrë të paligjshme një autoritet që nuk e ka dhe duke shkelur institucionet kushtetuese të vendit që kanë të drejtën dhe detyrimin të vendosin.

Hapësira detare e Shqipërisë në vend të trajtohet në mënyrë të detyruar sipas Vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë për kufirin detar, në të kundërt kërkohet që çeshtja e kufirit detar të çohet në Gjykatën Ndërkombëtare, ku realisht Shqipëria është e disavantazhuar, pra realisht e humbur për shumë arsye. E pra bashkë me hapesirën detare aq te çmuar të të pandashme të Shqipërisë do te humben edhe vlera ekonomike shumë të mëdha e jetike për vendin.

Sot perkujtohen figurat e ndritura të kombit tone, qe ne kushte ekstremisht te pabarabarta perballe shteteve shoviniste antishqiptare teper te fuqishme, e shpallen me guxim te pashoq e me kurajo atdhetare te pashembullt pavarsine si dhe mbrojten me gjak token shqiptare.

Eshte e pafalshme qe sot ne kushte krejt te tjera, shume here me te favorshme ne cdo pikpamje, vetem per interesa shume te errta personale dhe politike te castit kryeministri dhe qeveria nga mbrojtes te vendosur te hapesires teritoriale te vendit jane shnderruar ne shites te paskrupullt te saj.

Eshte e pafalshme qe kryeministri i Shqiperise mbeshtet e behet pjese e planeve te zeza per ndryshimin e kufijve te Kosoves sipas interesit te Serbise.

Asnje shqiptar nuk ka nevoje per ceremoniale hipokrite e teatrale ne diten e Pavaresise, por ka nevoje te shoh vendosmeri shteterore per mbrojtjen e interesave te vendit dhe ruajtjen e cdo centimetri toke shqiptare.

Eshtë koha e veprimeve konkrete dhe jo koha e fjalëve të bukura, që mbulojnë tradhëti të mëdha!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco