Lajmi i fundit

Tragjedia në Shkodër/ Gjendet edhe trupi i djalit 3 vjeç në lumin Buna

Na duhet një Nëntor i tretë!

Na duhet një Nëntor i tretë!

09:35, 28/11/2023
A+ Aa A-

Nga Belind Këlliçi.

Për flamurin dhe lirinë janë vrarë të parët, janë ndarë familjet këtej e andejmi kufijve. Për janë shekuj gjaku e vuajtjesh.

Sot shqiptarët nëpër botë kanë shumë pasaporta, flasin shumë gjuhë dhe kanë shumë parti, por flamur vetëm një. Flamuri dhe vetëm flamuri i përfaqëson shqiptarët, i mbledh bashkë grusht, i bën t'ia marrin valles dorëpërdore e të harrojnë mëritë, mllefet e zënkat që fort na kanë lodhur.

Na duhet një Nëntor i tretë, po për këtë duhet të punojmë të gjithë, duke ndihmuar e respektuar njëri-tjetrin.   Urimi më i mirë për kombin është të ndihmojmë bashkëkombasin tonë kudo e hasim.

Uroj t'i japim shtetit amë një projekt, një drejtim më të mirë, një mundësi për t'i bërë krenarë të gjithë bashkëkombasit tanë! Ju uroj të gjithëve t'i kaloni gëzuar festat e nëntorit!  Shëndet, dashuri e begati në vatrat shqiptare!
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco