Beleri në shtypin grek: Ligji në Shqipëri nuk funksionon, kush nuk pëlqehet nga Rama - persekutohet!

Beleri në shtypin grek: Ligji në Shqipëri nuk funksionon, kush nuk pëlqehet nga Rama - persekutohet!

09:02, 28/11/2023
A+ Aa A-

Më 4 dhjetor bëhet shqyrtimi i kërkesës së kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Belerit, për t'u lejuar të betohet në detyrë. - “Ata që mbështesin zotin Rama janë shumë pak”

Sundimi i ligjit në Shqipëri nuk funksionon, ka deklaruar në radion greke, SKAI 100.3 , kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës Fredi Beleri nga burgu i Durrësit ku ndodhet në paraburgim. 

“Më 4 dhjetor, pas 6 muajsh pengesë, do të ekzekutohet kërkesa ime në Gjykatën e Posaçme, nëse do të betohem apo jo”, tha kryebashkiaku i zgjedhur Himarës. 

“Ligji, - sqaroi z. Beleri, - është i qartë, kur dikush nuk është dënuar dhe vendimi nuk ka marrë formë të prerë, ai mund të betohet. Për të njëjtin krim jam në paraburgim, ndërsa dy kryetarë të tjerë janë në detyrë në momentin që ka video dhe dëshmi për dy rastet e tjera. Një dëshmitar i vetëm pranoi se kishte marrë ryshfet me 7000 euro, ndërsa drejtori i policisë së Himarës u gradua”, -theksoi ai. 

“Opozita nuk mund të kryejë detyrat e saj në Parlament, bëhet gjueti shtrigash nga qeveria shqiptare dhe kushdo që nuk pëlqehet nga Rama persekutohet në çdo kohë. Nuk ka barazi”, theksoi ai.  

Z. Rama shkon në vendet e tjera dhe shihet si proevropian dhe modern, ndërkohë që 1 milion shqiptarë janë larguar  nga vendi, tha Beleri, duke e cilësuar Edi Ramën si zhurmaxhi. 

Shumë media shqiptare mbështesin qëndrimin e Greqisë . Ata që mbështesin zotin Rama janë shumë të paktë dhe janë të orientuar, tha Fredi Beleri. “Jam mirë, jam i pafajshëm, i prekur nga dashuria e botës dhe jo vetëm e himariotëve nga e gjithë Greqia”, theksoi ai. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco