Dy 28 Nëntorë: Që nga 'lirinë nuk jua solla unë' e Kastriotit deri te 'Shqipëria e lirë dhe e mosvarme' e Qemalit

Dy 28 Nëntorë: Që nga 'lirinë nuk jua solla unë' e Kastriotit deri te 'Shqipëria e lirë dhe e mosvarme' e Qemalit

07:19, 28/11/2023
A+ Aa A-

Si sot, më 28 nëntor të vitit 1443, Gjergj Kastrioti, Skënderbeu, ngriti flamurin në Krujë.  “Lirinë nuk jua solla unë po e gjeta këtu në mes tuaj”, citohet të ketë thënë Zoti i Arbërisë, heroi ynë kombëtar, duke iu drejtuar turmës entuziaste.

Më 28 nëntor 1912, në nëntorin e dytë, Ismail Qemali shpalli Pavarësinë e Shqipërisë. “Me një zâ venduan që Shqipëria të bâhet në vehte, e lirë e e mosvarme”/

Në këtë kryedatë të shënuar në historinë e kombit shqiptar, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave uroi gëzuar 111-vjetorin e Pavarësisë, duke evokuar përmes fotove manifestimet e zhvilluara në Vlorë, në përvjetorin e parë të shpalljes së Pavarësisë, më 28 Nëntor 1913. 

*Përmbyllja e mbledhjes së Kuvendit Kombëtar të Vlorës, pas fjalës së mbajtur nga Ismail Qemali.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco