'Kush është personi prapa jush?'/ Rama në delir: Gjyshi im, jam nipi i Ismail Qemalit

'Kush është personi prapa jush?'/ Rama në delir: Gjyshi im, jam nipi i Ismail Qemalit

16:09, 27/11/2023
A+ Aa A-

Gjatë bashkëbisedimit në Këshillin Atlantik kryeministri Edi Rama ka shfrytëzuar momentet e fundit të intervistës për të shpalosur delirin e tij. I pyetur se kush është personi në foton pas jush, Rama i është përgjigjur, "Gjyshi im". Rama mundohet t'i mbulojë me gjoja batuta, shaka të tilla pa kripë, por që në fakt nuk janë shaka, as batuta, ai e beson vërtetë që është Ismail Qemali, Skënderbe etj. Nuk janë të rastësishme fjalët e Spiropalit që e cilësonte Skënderbe, apo Edona Bilali që e cilësoi Zeus. Mesa duket Ismail Qemal nuk i është kujtuar kujt nga kabineti që ta cilësojë dhe e ka bërë vetë për vetveten Rama.

Teksa gjatë gjithë kohës prapa tij ndodhej portreti i Ismail Qemalit, Rama është pyetur nga gazetari se kush është personi prapa tij.

“Gjyshi im, nuk e shikoni ngjashmërinë”, u shpreh Rama me tone humoristike, duke treguar edhe tiparet fizike të ngjashme me Ismail Qemalin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco