KAFE SHQETO/ Bllokimi i rrugëve, Uka: Ky ishte shpërblimi për Dibrën pas zgjedhjeve të manipuluara të 14 majit

10:48, 27/11/2023
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin e mëngjesit KAFE SHQETO në syri tv ishte Ismail Uka, ish kandidat i ‘Bashkë Fitojmë’ për bashkinë e Dibrës.  Ai është pyetur nga moderatorët për impaktin e rrugës ë Arbrit në zgjedhjet në Dibër dhe problematikat që kanë hasur qytetarët e shumtë ku mbeten të bllokuar në një rrugë që vetëm merr para nga buxheti dhe nuk mbaron kurrë.

Ismail Uka: Dua të sjell në vëmendje diçka që ne e denoncuam para fushatës elektorale dhe gjatë saj. Ne vijimësi ekziston se vetëm me 10-15 cm dëborë ranë në Qarkun e Dibrës, i gjithë shteti u tregua që është inekzistent. Konkretisht sikurse e kane raportuar edhe mediat ditën e shtunë, e cila ishte paralajmëruar edhe nga sinoptikanët, pra nuk ishte një situate e një fatkeqsie natyrore dhe gjithë aksi i rrugës u bllokua, rruga e Arbrit dhe të gjithë akset e rrugëve rurale. Ky fakt vërtetoi denoncimet që ne kemi bërë gjatë fushatës elektorale. U ka kushtuar taksapaguesve rreth 340 milionë euro. Rrugë që nuk ka përfunduar dhe që është përdorur gjatë fushatave elektorale. Edhe e papërfunduar dhe një rruge që merr nga buxheti dhjetra milionë dhe jetë njerëzish nga aksidentet. Ditën e shtunë as Balluku e as kreu i bashkisë që drejton nga Tirana nuk ishin prezent me shërbimet e tyre qoftë ne rrugën e arbrit qoftë në rrugët rurale. Kjo është shpërblimi për Dibrën pas zgjedhjeve të manipuluara të 14 majit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco