‘Der Standard’: Qendrat e refugjatëve në Shqipëri janë një marrëveshje e pistë! Kushtetuesja duhet ta rrëzojë

‘Der Standard’: Qendrat e refugjatëve në Shqipëri janë një marrëveshje e pistë! Kushtetuesja duhet ta rrëzojë

10:08, 27/11/2023
A+ Aa A-

Veçanërisht në Shqipëri, është e rëndësishme që shteti i të drejtës të mos cenohet më tej nga marrëveshje të pista si ajo me Italinë

Nga Adelheid Woelfl, DER STANDARD

Kur Herbert Kickl, si ministër i Brendshëm i Austrisë, u përpoq të bindte Shqipërinë që të ngrinte kampet për të dëbuarit- Tirana tha qartë JO në vitin 2018. Kryeministri Edi Rama theksoi: “Shqipëria nuk do të jetë kurrë vendi, ku vendet e pasura krijojnë kampe për të hedhur emigrantët”. Tani gjërat janë padyshim ndryshe.

Tri javë më parë, Rama nënshkroi një protokoll me homologen e tij italiane, Giorgia Meloni që do të sillte emigrantët nga Mesdheu në Shqipëri, për t’u mbajtur më pas në ‘paraburgim administrativ’ në ‘qendrat e përpunimit të emigracionit’. E ardhmja e tyre nuk është e përcaktuar në marrëveshje.

Sipas avokatëve, marrëveshja Meloni-Rama është e paligjshme dhe antikushtetuese për shumë arsye, si për shembull sepse cenon sovranitetin e shtetit shqiptar. Rama, i cili po sillet gjithnjë e më shumë autoritar në Shqipëri, e paraqiti këtë si një nder, sepse në vitin 1997, Italia pranoi shumë shqiptarë që po iknin nga dhuna dhe anarkia. Në Shqipëri në veçanti, megjithatë, është e rëndësishme që shteti i të drejtës të mos cenohet më tej nga marrëveshjet e pista si ajo me Italinë.

Për BE-në, sundimi i ligjit në vendet kandidate duhet të jetë prioriteti kryesor. Ideja për të sqaruar statusin e emigrantëve në mënyrë ekstraterritoriale dështoi edhe në Gjykatën e Lartë në Britaninë e Madhe. Gjykata Kushtetuese e Tiranës duhet ta parandalojë tani këtë marrëzi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco