‘Kurrë nuk kemi pasur përballë një armik më të egër se Edi Ramën!’ Berisha: Ai thotë se unë Bravën e kam në xhep

‘Kurrë nuk kemi pasur përballë një armik më të egër se Edi Ramën!’ Berisha: Ai thotë se unë Bravën e kam në xhep

09:38, 26/11/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha zhvilloi gjate ditës së djeshme një takim me demokratët e Lezhës.

Fjalën e tij të plotë në këtë takim kreu demokrat e ka ndarë sot ne facebook me ndjekësit e tij.

Postimi:

FJALA E KRYETARIT TË PD, SALI BERISHA NË TAKIMIN ME DEMOKRATËT NË LEZHË

Të dashur demokrate dhe demokratë të Lezhës, së pari, përshëndetjet më të përzemërta ju, të gjithë qytetarëve, banorëve të këtij qyteti dhe këtij qarku.

Shpreh nderimin tim më të madh, përulem me mirënjohje të thellë para jush.

Vij sot në këtë takim në një moment kritik të ekzistencës të demokracisë shqiptare, në një moment kritik të ekzistencës së opozitës shqiptare, por në një moment vendimtar të misionit të saj, të shpëtimit të demokracisë shqiptare dhe të Shqipërisë.

Këtu kam marrë një fjalim të shkruar, por unë do flas me ju me fjalët e zemrës dhe jo të letrës.

Kemi 10 vite të pamerituara, nuk themi me këtë se nuk e merituam të dalim në opozitë, jo. Qeverisëm 8 vite, sovrani mendoi se ne duhet të kalojmë në opozitë.

E nderuam vendimin e sovranit dhe u angazhuam në përputhje me idealet tona si një pushtet moral i vendit për të bërë një opozitë.

Dorëzuam pushtetin, në disa aspekte me arritje epokale. Në kuptimin që nga qytetarët më fukarenj, më të varfër të Ballkanit, nga kombi në grupin e kombeve me të ardhura më të ulëta në botë, dolëm midis kombeve me të ardhura të mesme të larta.

U rreshtuam në Ballkan si qytetarët me rrogat më të larta. Dhe një seri transformimesh shumë të rëndësishme u realizuan në ato vite.

Shqipëria u anëtarësua në NATO. Shqipëria transformoi infrastrukturën, mori rekomandimin e Komisionit për statusin e vendit kandidat.

Pra, ne demokratët, kur dolëm në opozitë, dolëm duke dëshmuar me vepra se i shërbyem vendit. Dolëm me qëllimin për t’i shërbyer përsëri si opozitarë.

10 vite kanë qenë vite të rraskapitjes më të madhe tuajën, të popullit opozitar.

10 vite, rregullat bazë të demokracisë, ku pushteti dhe opozita rivalizojnë në kushte normale me alternativat e tyre, u zhdukën.

Kur Edi Rama erdhi në pushtet, i them në parlament: zotëri, lidhjet tua me krimin i njeh e gjithë bota, janë universalisht të njohura, por shqiptarët të amnistuan sepse të votuan. Dhe tani çdo gjë do përcaktohet fati i vendit, i demokracisë, se çfarë do të bësh ti me këto lidhje. Do i presësh ato me gërshërët e ligjit, vendi do të ecë. Shqipëria do ecë përpara.

Por nëse përdor pushtetin për t’i fuqizuar ato lidhje, për të shtrirë pushtetin e tyre mbi qytetarët, kjo do jetë katastrofë kombëtare. Dhe e dyta ndodhi.

Ju jeni dëshmitarë se vota juaj nuk vlen më për rotacionin. Po pse? Sepse ai është i betuar të mos dorëzojë me çdo kusht dhe çdo çmim pushtetin.

Ai ka dëshmuar një urrejtje jo më të pakët për aq sa ka në dorë, sa nazistët ndaj hebrenjve. Ai do t’u thotë ju, demokrate e demokratë, të cilët u ngritën me sakrifica të mëdha, me guxim e trimëri, e morët Shqipërinë në supe, e anëtarësuat në NATO, e nxorët nga honet e mjerimit dhe varfërisë dhe po ecte në një rrugë normale zhvillimi.

Ai do t’u thotë ju se nuk jeni demokratë, njëlloj si nazistët që u hiqnin emrat hebrenjve dhe u jepnin një numër. Dhe do t’u thotë se nuk jeni demokratë, por ju jeni Lulzim. Se unë Bravën e kam në xhep.

Demokrate e demokratë, në tërë historinë që nga dita e themelimit gjer sot, ne nuk kemi

përballë një armik më të egër, më çnjerëzor se Edi Ramën.

Është në detyrën tonë, në detyrimin tonë t’i themi armikut, armik dhe t’i qëndrojmë armikut si armik.

Berisha: Afera e djegësave shkon 1 miliard euro. Kryepërgjegjësi është vetëm Edi Rama. Çfarë kërkon? Si mund të rrimë ne?

Votuat ju? Votat i numëroi krimi.

Votuat ju? Votat i numëroi zarfi i 638 mijë pensionistëve me 50 mijë lekë në fushatë elektorale në shkelmim të ligjit?

Votuat ju? Në fletën e votimit nuk ishte emri i PD, nuk ishte emri i kryetarit tuaj.

Votuat ju? U shpall rritja e rrogave me 900 dollarë. U vërsulën kundër jush patronazhistët si terroristët e kuq.

Votuat ju? Vërshuan lumenjtë e parave të krimit për të blerë të drejtën e votës. Vërshuan bandat, nga një lokalitet në tjetrin.

Nuk e harroj natën e votimit, kur demokratët i filmonin banditët, ndërsa policët i mbronin nga anash teksa shpërndanin paratë.

Çfarë jemi ne atëherë? Jemi qenie të dorës së dytë, të dorës së tretë, për të na shtypur dhe poshtëruar një armik si Edi Rama? Një bastard si Edi Rama? Një bastard i xhelatëve të diktaturës komuniste si Edi Rama?

Apo jemi edhe ne njerëz të idealeve, të guximit, njerëz që kemi përmbytur diktaturën, njerëz që jemi përpjekur të bëjmë më të mirën për Shqipërinë, njerëz që kemi mbrojtur interesin kombëtar

I hapëm dyert Shqipërisë drejt Europës, por i hapëm edhe dyert drejt prosperitetit.

180 mijë familje shqiptare u kthyen nga viti 2009 deri në vitin 2013 nga emigracioni. Kishte shpresë, kishte stabilitet. Pa diskutim që kishte dobësi dhe të meta. Por nuk kishte kurrë terror dhe frikë të qytetarëve si sot. Banditët dhe bandat përfunduan një nga një para ligjit.

Proceset ekonomike nuk njohën të ndaluar.

Pas të gjitha këtyre, pasi na i numëron votat me kriminelë, pasi na i numëron votat me zarfa pensionistësh, pasi na i numëron votat me dhjetëra milionë euro nën dorë, ato të drejta që kanë mbetur për përfaqësuesit tuaj në parlament, kërkon t’i mohojë me çdo kusht.

De facto kërkon të asgjësojë pluralizmin parlamentar. Nuk kemi pasur kurrë një armik të urryer, një armik të egër siç kemi sot Edi Ramën.

Ne ju përfaqësojmë ju aty dhe ju me shumë të drejtë prisni që me ato të drejta që na njeh Kushtetuta, të mbrojmë interesat tuaja. T’u tregojmë ju se çfarë ndodh me mundin tuaj, me djersën tuaj, me taksat tuaja, me interesat tuaja të përbashkëta, me interesin tuaj kombëtar.

Për ta bërë këtë, Kushtetuta ka vendosur një nen, i vetmi nen që i jep një veto opozitës, ju jep ju një veto. Kjo do të thotë që u ka dhënë ju të drejtën, me përfaqësuesit tuaj, të kontrolloni qeverinë me komisionet hetimore parlamentare

Këtë të drejtë, Edi Rama për dy vite me radhë, e shtyp 8 herë

Po pse? Pa diskutim ai duhet të hetohet. Sikundër duhet të hetohem unë, sikundër duhet të hetohen deputetët. Duhet të hetohen pushtetarët. Duhet të hetohen se si po e përdorin pushtetin e tyre, për t’u pasuruar vetë apo për interesat tuaja.

Ne kërkojmë të hetojmë atë që quhet ligji i konfliktit të interesit.

Kjo do të thotë se a e kë përdorur ti pushtetin për t’u pasuruar apo jo. Përdorimi i pushtetit për pasurim, dënohet me ligji. Ndalohet me Kushtetutë.

Po pse nuk e lejon ai? Sepse vetë dhe soji i tij vjedh nga mëngjesi deri në darkë. Sepse ai që firmos fap e fap, firmos për xhepin e tij dhe soj sorollopin e tij.

Po një kryeministër nuk firmos kurrë fap e fap. Një kryeministër matet 7 herë para se të firmoset 1 herë. Atë matje e ka për ju, se çdo firmë e tij u kushton ju.

Nuk ka ndodhur në një vend, nuk mund të imagjinohen vjedhjet e tmerrshme që kanë ndodhur mbi ju.

Do ju jap një aferë, e keni dëgjuar mijëra herë. Djegësat. 1 miliard euro shkojnë. Kush është kryepërgjegjësi? Kryepërgjegjësi është vetëm Edi Rama.

Po pse? Ua them politikisht këtë? Jo, ua them me dokumenta. Sepse qeveria që dorëzoi pushtetin, me një fond të BE prej 4 milionë euro, bëri masterplanin e trajtimit të mbetjeve në Shqipëri.

Dhe, ekspertët më të mirë të Europës me shqiptarët, konkluduan se trajtimi i tyre duhet të bëhet me landfill, depozitim, përzgjedhje, riciklim.

Erdhi ky tani, për të vjedhur, e përmbysi këtë. Firmosi me firmën e tij që të kalohet te djegësit.

Gjer sot janë shpenzuar 200 milionë euro. Asnjë djegës nuk funksionon në Shqipëri.

Djegësi i Tiranës ka marrë 130 milionë, asnjë djegës nuk ka në Tiranë. Ko është vetëm njëra anë.

Ç’po ndodh tani me Durrësin?

Po mbyll portin shekullor të shqiptarëve, me paratë tuaja, me paratë e shqitparëve, do ndërtojë portin e ri në Porto Romano, kurse këtu do marrë me vete, për sojin e tij, 1 milion e 400 mijë metër katrorë truall. Për të ndërtuar Dubain e tij.

Me kë? Me cilin? Al Alabar thotë. Al Alabar është biznesmen, por ai në kontratë thotë se nga 4 miliardë investime, do investoj gjithsej 70 milionë. Të tjerat kush do i investojë? Klanet e drogës të Edi Ramës dhe Olsi Ramës. Do investojë Amant Josifi me Olsi Ramën. Dubai City do ndërtohet me paratë e krimit të Edi Ramës. Dhe Edi Rama do kalojë Al Alabarin.

Ndaj dhe ai nuk pranon kurrë të hetohet. Se nëse hetohet, ne do u faktojmë një nga një këtë aferë monstruoze. Nuk pranon të hetohet. Jo, thotë, asnjë familjar i imi nuk poo përfiton nga paratë publike, në një kohë kur thjeshtra e parë e vendit, merr pjesë nëpërmjet dy kompanive në dhjetëra e dhjetëra tendera publike.

Dhe pasi e denoncojnë gjatë këtij viti disa herë, shkojnë dhe bëjnë regjistrime dhe çregjistrime me datën 24 maj në QKB dhe kujtojnë se do humbasin gjurmët. Por komisioni do i nxjerrë të gjitha kjo.

Nuk ka më të lig se ky Pjerin që keni këtu, por Edi Rama është shumë herë më i lig. Ky do ikë se qëndron mbi krimin, por Edi Rama është më e keqja që ka pasur ky vend që nga koha e Enver Hoxhës gjer më sot. Ndaj dhe ne nuk dorëzohemi dhe do vazhdojmë betejën tonë gjer në fitoren përfundimtare mbi të.

Meqë jam këtu, i them këtij Pjerinit se atë mandat e ke mbi krimin. E ke mbi bandat që i ke shpërndarë natën e para votimit nëpër fshatra e zona. E kemi të filmuar, të dokumentuar të gjitha.

I kemi ata vrasës që sulmonin Salvator Kaçin me porosi të Edi Ramës.

I ke mbi licencat që ke dhënë për parcelat e drogës dhe je tipik kryetari të cilit krimi i shndërrohet në votë dhe vota në krim.

Dhe do të vijë radha. Pjerin do të vijë radha, mbaje mend këtë që do të them. Se edhe ai këtu është një Edi Ramë në miniaturë. Por Edi Rama, pas Enver Hoxhës, kombi nuk ka pasur ndonjëherë. Jo se e them unë, por për të zezat që i bën këtij vendi.

Le të marrim pak qëndrimin ndaj çështjes kombëtare.

Nga të gjitha kombet përreth, ne na ra fati jo i mirë që të vijmë në vitet ’90 me çështje kombëtare të hapur, me gjysmën e kombit të pushtuar.

Por ne u ngritëm atë dhjetor si forcë politike dhe guxuam të shpallim si yllin tonë polar, çështjen kombëtare.

Ju duhet të jeni krenar përjetë me këtë qëndrim të PD të sapokrijuar. Ne i qëndrojmë atij.

Ky u bë siç i tha një publicist gjerman, nuk mund të them më shumë se ai, ai i vuri etiketën më të merituar, i tha se pas serbomadhit Nikola Pashiq, ti je kryeministri më i mirë i Serbisë. E transkriptuar në këtë mënyrë, ky është Pashiqi i shqiptarëve.

Dhe në histori, shqiptarët nuk kanë pasur armik më të egër se Nikola Pashiqi.

Ndaj miqtë e mi, tani jemi në fushë, jemi në betejë. Vijmë nga një proces i mundimshëm. Vijmë pas një disfate tmerrësisht të pamerituar në zgjedhjet e 25 prillit. Ju jeni dëshmitarë, Lezha fitoi. Në katër anët e vendit oshtinte jehona e fitores.

Kudo shqiptarët ishin besimplotë në fitoren që meritonin. Ajo fitore, i themi ne në mënyrë më të paimagjinueshme, u shua javën e fundit.

4 ditë para më vjen mua kryekëshilltari i huaj, i dërguar nga Lulzim Basha dhe Edi Rama dhe më thotë: zoti Berisha, nëse nuk i fitojmë këto zgjedhje, çfarë mendon ti për një koalicion me PS-në. I thashë që kjo është një mynxyrë për vendin. I thashë që do bëj ç’të kem në dorë që kjo të mos ndodhë.

Unë isha i sigurt për pasojat, nuk kisha asnjë dyshim. Gjersa u pyeta, marrëveshja ishte firmosur për të qeverisur. Dhe kur shkoj pas tre ditësh në mbyllje të fushatës, e gjej kryetarin tim të hipur në karrocerinë e një kamionçine, sipas formulës që i kishte dhënë Edi Rama.

Faktikisht ai kishte marrëveshjen dhe megjithëse ju, absolutisht formësuat fitoren, fitoren na e mori Edi Rama në akord të plotë me Lulzim Bashën. Kjo ishte një goditje e tmerrshme për ne.

Pastaj procesi tjetër, edhe ai i mundimshëm. Përpjekja për të kontrolluar opozitën.

Por lavdi Zotit, falë mençurisë, guximit, vizionit, idealeve tuaja, këto i kapërcyem.

Tani jemi në shesh, tani jemi në sheshin e betejës, në betejën pa kthim gjer në fitore.

Koha është e guximtarëve, koha është e luftëtarëve, koha është e misionarëve, koha është e atyre që vendosin të ngrihen për idealet e tyre, vendosin të ngrihen për dinjitetin e tyre kundër kësaj diktature të shëmtuar, kundër kësaj diktature, kundër kësaj diktature që shkelmon çdo parim, çdo ideal, çdo interes shoqëror, kombëtar.

Ne po qëndrojmë në parlament dhe do qëndrojmë. Ne do mbrojmë të drejtat tuaja se ato nuk janë personale.

Çfarë kemi arritur? Kemi qëndruar të pamposhtur.

Çfarë kemi arritur? Kemi vazhduar pa kthim betejën.

Çfarë kemi arritur? Ia kemi nxirë fytyrën siç e ka me atë blozën që patë në parlament në mbarë botën. Bota e mori vesh me një jehonë të jashtëzakonshme se ai nuk pranon të hetohet për korrupsionin e tij. Se ai është i korruptuar.

Por kjo nuk mjafton.

Ky është një apel që të ngrihemi kudo që jemi. Kemi të bëjmë me një diktaturë. Nëse diktatura komuniste bazohej fund e krye tek policia sekrete shqiptare, si arma më e mprehtë e diktaturës, ku bazohet diktatura e Edi Ramës, që nuk i lë qytetarët të votojnë, që nuk i lë deputetët të gëzojnë të drejtat kushtetuese, bazohet në bandat vrasëse, në paratë e krimit, drogës.

Bazohet në organet mercenare, në organizatat kriminale në drejtësinë e tij.

Edi Rama ka sot atë kontroll që kishte Enver Hoxha dikur mbi hetuesinë e Sigurimit të Shtetit, mbi SKAP-in e partisë.

E ka mbushur me kriminelë të vërtetë, me prokurorë që shesin dosje për 200 mijë, 300 mijë euro. Me prokurorë që shesin dëshmi për 200 mijë, 300 mijë euro.

Me prokurorë që djegin regjistrimet të cilat faktojnë se Taulant Balla është implikuar në vrasje.

Me prokurorë, të cilët djegin dokumente që dëshmojnë se Olsi Rama ka qenë de facto, kreu i bandës së kokainës të Xibrakës. Që dëshmojnë se ortaku i tij, Amant Josifi qëndron prapa skemave që u grabitën europianëve 2.2 miliardë euro.

Me prokurorë, të cilët mbyllin apo veprojnë si mercenarë në duart e Edi Ramës.

U bë studimi, mençuria olimpike e demokratëve, çfarë tregonte, vetëm 8 përqind e demokratëve mendim pozitiv për SKAP-in. 82-92 përqind, ashtu siç është.

Nuk ka pasur Shqipëria organ të tillë politik ndonjëherë.

Kur e pa se opozitën nuk e kontrollon më, kur e pa se i erdhi fundi kontrollit mbi opozitën, kur deputetët e opozitës u bashkuan në parlament në një betejë pa kthim kundër tij, mendoi se do na ç’orientojë duke lëshuar një urdhër kundër meje dhe arrestuar politikisht dhëndrin tim, i cili nga 1 miliard e 577 milionë e 400 mijë metër katrorë tokë, që qeveria e PD iu ka rikthyer pronarëve, ose kompensuar, gjatë viteve 2006-2012, ka marrë 400 metër katror tokë të trashëguar.

Pra, në një akt, duke besuar se në këtë mënyrë do më dekurajojë, ju garantoj unë ju, që këto për Sali Berishën janë vetëm ushqim për betejë.

Vetëm sa më shumëfishojnë energjinë, motivimin, forcën dhe kur më dëgjoni mua që dal në media, unë dal për ju, dal për ju për të treguar fytyrën e tyre se çfarë përfaqësojnë.

Është e rëndësishme që shqiptarët të shohin se çfarë falangash krimi ekzistojnë sot në drejtësinë e Edi Ramës.

Imagjinoni fatin e qytetarit të thjeshtë në këtë regjim.

A është ky një motiv tjetër për ne për të qëndruar? Një motiv i fuqishëm, prandaj thashë se me ju do flas me zemrën time.

Kurrë ndonjëherë pas përmbysjes së diktaturës komuniste, demokratët nuk janë të ftuar më shumë se sot të përballemi me këtë armik të egër.

Të përballemi në mënyrë pa kthim. Të përballemi gjer në fitore.

Ai e ka ndjerë, shiheni se si doli dje para jush. I dridheshin sytë, kishte humbur. Dhe do humbasë çdo ditë më shumë.

Ne do fitojmë, por ne duhet të zgjojmë luanin e fjetur te çdo demokrat, tek çdo demokrate, te çdo opozitar, te çdo opozitare, te çdo i ri, burrë, grua, i moshuar.

Edi Rama do mjerohet. Edi Rama të ardhme nuk ka.

Fitorja është e jona!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco