Hajdarmataj: Rruga në Tropojë me firmën e Rexhë Byberit, 1 miliardë e 600 milionë lekë dëm

14:18, 25/11/2023
A+ Aa A-

Pse prokuroria e Tropojes nuk ia ka deleguar SPAK-ut shkeljetligjore të kryebashkiakut të Tropojës, Rexhë Biberi? Një pyetje të tillë ngriti sot, znj. Mimoza Hajdarmataj, anëtare e Kryesisë së PD-së, në një deklaratë para mediave.

"Kryetari i Bashkisë së Tropojës, Rexhë Byberi, duket se ka një problem shumë të madh me miratimin, apo hapjen e segmenteve të reja rrugore në territorin e institucionit që drejton, - tha znj. Hajdarmataj. -  Pak kohë më parë, ne ju treguam shkeljen e pare flagrante të numrit një të Tropojës, por duket se Byberi nuk është ndalur aty.

Pikëpyetja e vetme është nëse këto shkelje kryhen me vullnet të plotë, nga arroganca e pushtetit, apo padija?

Në rastin e pare, zoti Byberi, duket se eshte ne shkelje te rende te ligjit ne projektin e ashtuquajtur “Rikonstruksioni I rrugës “Grace-Logu i Gracit”, Njësia Administrative Margegaj”.

Rikonstruksionin imagjinar, sepse në atë vend nuk ka pasur kurrë rrugë, pervec një shtegu te vogël qe ne letra eshte specifikuar si rruge kali…

Sipas dokumentacionit, kërkesa e banorëve për zgjerimin e kësaj rruge i është drejtuar bashkisë dhe Njësisë Administrative Margeja më 20 maj 2021, dhe dëgjesa publike në këshillin bashkiak është bërë me 11 prill 2023. Ndërkohë miratimi i kesaj rruge, është bërë më 9 maj 2023.

Në shkresën e vënë në dispozicion nga ky institucion, është vendosur “Miratimi në parim i projekt-idesë për ndërtimin e rrugës “Grace-Logu I Gracit” në fshatin Shoshan të Njësisë administrative Margegaj me një gjatësi prej 2450 meter linear”.

E theksojme, Projekt ide.

Ndërkohë hartimi i projekt zbatimit, preventivi e të tjerë i ngarkohen Drejtorisë së Planifikimit, zhvillimit të territorit dhe drejtorise ekonomike”.

Vendimi eshte firmosur nga kryetari i Bashkisë, Rexhë Byberi, dhe puna ka nisur sipas kësaj projekt idese se miratuar nga keshilli.

Nderkohe qe ligji nr. 162/2020” Për Prokurimet Publike” parashikon rregullat për procedurat e prokurimit nga autoritetet dhe entet kontraktore për kontratat publike dhe konkurset e projektimit. Në këtë kontekst Bashkia Tropoje nuk duhej të kishte shmangur zbatimin e këtij ligji dhe rruga duhej te ndertohej sipas procedurave ligjore….

Ndërkohë mos harrojme qe rruga ka përfunduar, pavarësisht ketyre shkeljeve.

Ky rast është vetëm maja e ajsbergut për numrin një të Tropojës, pasi një tjetër kallëzim është dhe më flagrant se rasti që sapo publikuam.

Ded Gjoli, banor i fshatit Palç ka bërë kallëzim penal kundrejt kryetarit Rexhë Byberi për shkatërrim prone më 17 korrik 2021. Ai pretendon se është pronari i tokës nga Qafa e Murrizit deri në Qafën e Agrit në të cilën janë kryer punimet e rrugës.

Rruga tashme eshte hapur e plote dhe ka shkuar mes per mes pyllit

Deda eshte i vendosur per ti shkuar deri ne fund kesaj shkelje, por te hapim pak letrat per te kuptuar nese ka realisht shkelje. Prokurori, Artan Shtrungza, e ka marre precedimin penal dhe aktekspertiza i jep krejtesisht te drejte Dedes.

“Rruga shtrihet pergjate ngastrave 32/ab dhe 32/a te ekonimise pyjore “Nikaj Mertur 1”. Sipas kasastres pyjore ngastra 32/b eshte kullore dhe ngastra/a eshte pyll ahu.

Pra, eksperti pas marrjes ne pyetje nga prokuroria tregon koordinatat e sakta se ku eshte hapur rruga, por ka dhe me…

“…Gjatesia e aksit te rruges ne fjale eshte 1110 m/l, nga keto 324 m/l rezultojne kullote dhe 786 m/l ne siperfaqe me drure pyjore. Ne percaktimin e demit te vleres ne leke per hapjen e kesaj rruge behet me dije se jane prere 88 cope te kategorise diametrike 10.1-20 cm dhe 35 te kategorise 20.1-30 cm”.

Po sa eshte vlera e demit te prerjes se ketyre drureve te perkthyera ne leke?

Per diametrin 10.1-20 cm nje dru i prere llogaritet me nje dem ekonomik prej 8.000 leke, kurse per sasine ne fjale, pra 88 drure te prere, vlera e demit eshte 704.00 leke.

Per kategorine e diametrit 20.1-30 cm vlera e demit ekonomik per nje dru te prere eshte 15.000 leke, ndersa per 35 te demtuar per hapjen e rruges eshte 525.000 leke.

Shkurt e sakte vetem per druret e prere, duke lene menjeane demin mjedisor ne kuroren e pyllit, vlera ne leke eshte 1229.00. Por ka dhe deme te tjera ekonomike nga germimet…

Për 1m/kub germime per hapjen e rruges vlera ne leke e demit te shkaktuar eshte 49.500 leke. Nga matja e rruges rezulton se gjatesia e saj eshte 1110 m/l, gjeresia 30, ndersa skarpati mesatar eshte 2m. Vlera e demit te shkaktuar rezulton 164.835.000 leke, ndersa vlera totale e demit te shkaktuar eshte 166.064.000.

Dem ky i konstatuar nga ekspertiza e pavarur e Prokurorise se Tropojes… dhe miratuar me firmen e kryetarit te Bashkise, Rexhe Byberi.

Te mos harrojme se ish-kryetari i Bashkise se Fushe Arrezit, Fran Tuci, ndodhet sot pas hekurave per nje shkelje te tille, ndersa procedimi penal per kryetarin e Bashkise, Rexhe Byberi, fle ne zyrat e Prokurorise se Tropojes.

Pse prokuroria e Tropojes nuk ia ka deleguar SPAK-ut nje shkelje te tille dhe pse hetimi eshte lene ne harrese? Pyetje qe presin te marrin pergjigje…"

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco