Kur do të flasë kreu i KLP-së, Alfred Balla, për prokurorin Edvin Kondili

Kur do të flasë kreu i KLP-së, Alfred Balla, për prokurorin Edvin Kondili

12:35, 25/11/2023
A+ Aa A-

Dje, kreu i KLP-së, Alfred Balla, doli me një njoftim dhe ky institucion mbështeste prokurorët në punën e tyre dhe gjyqtarët pas sulmeve të bëra në media ndaj këtyre të fundit, por edhe nga politika, e cila që pas krijimit të SPAK-ut ka filluar të mbajë qëndrime të ashpra ndaj tij sipas interesave në shumicën e rasteve.

Qëndrimi i KLP-së ka qenë në vazhdimësi në mbrojtje të prokurorëve dhe punës së tyre, por nuk kemi parë një KLP, e cila në fakt të ketë një qëndrim të ashpër ndaj prokurorëve, apo t’i hetojë këta të fundit, apo t’i kontrollojë se si e zbatojnë ata ligjin, për të mos u kthyer në maliqër brenda sistemit të drejtësisë.

Rasti më flagrant është ai i Edvin Kondilit me çështjen e sterilizimit dhe me ish-ministrin Ilir Beqaj. Alfred Balla dhe çdokush tjetër e di shumë mirë se çfarë është kjo çështje, ku në gjykatë prokurori çon masat dhe nuk e përfshin ministrin.

Image

Çështja kthehet nga gjyqtari, më pas çon prap një tjetër masë të butë, megjithëse gjyqtari sërish konstaton se ka vepra të tjera penale që janë në dosjen hetimore, por nuk janë përfshirë në masën e sigurisë.

Edvin Kondili duket se është më shumë në rolin e avokatit se të prokurorit ndaj Ilir Beqajt dhe këtë kreu i KLP-së dhe KLP-ja duhet ta shohin dhe ta hetojnë për t’i dhënë një përgjigje opinionit publik si qëndron e vërteta, edhe pse prokurori mund të jetë i pavarur në masat që ai kërkon.

Image

Në këtë rast jemi përballë një skandali sepse po tregohet që një prokuror po mbron një ministër të akuzuar dhe kështu do të duhej që të gjitha çështjet e ministrave të Ramës apo afera të qeverisë t’i jepeshin sa më shumë prokurorit Kondili dhe nuk do të kishim as Vangjush Dakon pas hekurave, as ish-zv.ministrin Arben Ahmetaj në arrati, nuk do të kishim as Lefter Kokën pas hekurave, as deputetin e PS-së, Alqi Bllako e kështu me radhë.

Nuk do të kishim të tillë zyrtarë që ndiqen e janë në pranga për shkak të standardeve të forta që ka vendosur SPAK.

Dikush i ka atje katet pa leje e nuk mund të ikte, nuk ishte zyrtar, por është lënë në burg. Dikush tjetër ka marrë arratinë sepse i thuhet se ke fshehur pasurinë për pllakat e banjës apo për apartamentet.

Dikush tjetër nuk është ndjekur në gjendje të lirë, edhe pse është personi përgjegjës që është kapur në flagrancë duke marrë para nga njerëzit e inceneratorëve, siç janë rastet e Alqi Bllakos dhe Lefter Kokës.

Mjafton që këto dosje t’i kishte të gjitha Edvin Kondili dhe këta do të ishin njerëz të lirë.

KLP nuk mund të heshtë dhe të dalë të reagojë thjeshtë dhe vetëm në momentin kur partia në pushtet apo mazhoranca vërsulin ndaj një gjyqtareje mediat e tyre sepse u lirua Jamarbër Malltezi, sepse Edvin Kondili u hedh poshtë standardin.

Nuk reaguan këto media kur nuk u dërgua fare për masë sigurie Ilir Beqaj, por dolën edhe ta mbronin.

Tani sulmojnë një gjyqtare që liroi një person, i cili fundja kishte zhvilluar pronën e tij dhe nuk kushte fituar asnjë qindarkë nga paratë e taksapaguesve shqiptarë, ka zero dëm në buxhetin e shtetit.

KLP-ja shumë mirë bën që mbron prokurorët dhe kërkon që ta ushtrojnë detyrën me përgjegjshmëri të lartë, por a ka përgjegjshmëri rasti i Edvin Kondilit?!/ CNA

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco