SYRI TV/ Shqipëria pa vend ekspertimi për farat e kanabisit, Prokuroria u jep shkresa kontradiktore 'Piranjave'

11:59, 25/11/2023
A+ Aa A-

Në mars të vitit 2022, Piranjat zbuluan se kushtet e sigurisë në të cilën gjendeshin provat e prokurorisë për farat e kanabisit linin për të dëshiruar. Teksa situata vijon e tillë, Piranjat iu drejtuan me një shkresë, Prokurorisë së Përgjithshme, e cila fillimisht pohoi se ekspertimi kryhet nga Instituti i Policisë Shkencore, por vetëm 10 ditë më vonë, me një tjetër shkresë zyrtare, u mohua një fakt i tille. Në këto kushte mund të aludohet se nëpër burgje mund të ketë të pafajshëm që janë kapur apo fajtorë që mund të jenë liruar.

Nga SYRI TV

Duke pare që rastet e kapjes dhe sekuestrimit të kanabisit shtoheshin vit pas viti, lindi nevoja e një strukture për ekspertimin e këtyre farave dhe për këtë Prokuroria e Përgjithshme kërkoi ndihmë në Ministrinë e Bujqësisë.

Kjo e fundit caktoi një drejtori të specializuar pranë QTTB Fushë Krujë.

Por për shkak të një rikonstruksioni në këtë strukturë, në mars të vitit 2021, titullari Ilir Salillari u çoi shkresë 4 QTTB-ve të tjera të njëjta me institucionin që drejtonte që të nisnin ekspertizën e farave të dyshuara si kanabis.

Pas këtij urdhri absurd, vetëm dy QTTB pranuan të bashkëpunojnë me prokurorinë, Vlora dhe Lushnja. Vlora u tërhoq menjëherë.

Pas kësaj, QTTB e Lushnjës mbeti i vetmi institucion që do të kryente ekspertizën e farave dhe fidanëve të lëndëve të dyshuara si narkotike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco