Berisha: Bolino është një nga hajdutët më të specializuar, Rama i dhuroi tokën e përcaktuar për gjimnaz

Berisha: Bolino është një nga hajdutët më të specializuar, Rama i dhuroi tokën e përcaktuar për gjimnaz

10:52, 25/11/2023
A+ Aa A-

Kryetari demokrat, Sali Berisha, në një takim me drejtuesit politik të qarqeve, tha se do publikojë të tjerë dokumente për aferën Rama-Bolino.

“Sot (dje) more në mbrojtje, i the botuesi, do thosha një nga hajdutët më të specializuar, Karlo Bolinon, me të cilin ke ndarë pasuri publike, me të cilin ke rrëmbyer 4900 metër katrorë tokë, me planin e rregullimit të territorit, të përcaktuar për gjimnaz.

Sot paraqita para shqiptarëve tre vendimet, me firmë të Edi Rramës, vendime qeverie me firmë, të personalizuara për kompaninë e tij me Bolinon.

Nesër do paraqes dokumente të tjera se si është përdorur firma jote për këtë aferë kriminale korruptive,” tha Berisha.

Kryeministri Edi Rama mori në mbrojtje gazetarin e oborrit të tij, Karlo Bolino, për aferën e përbashkët të vjedhjes së një prone, ku do të ndërtohej një gjimnaz.

Kryetari i opozitës, Sali Berisha, publikoi të premten dokumente se si Edi Rama dhe Bolino vodhën një tokë, të cilën pronarët e vjetër në Tiranë, e kishin dhuruar për të ndërtuar një gjimnaz.

Pavarësisht se edhe në planin rregullues të Tiranës, të firmosur nga Rama, aty parashikohej një gjimnaz, Rama e mori tokën dhe ia dhuroi Bolinos për 1 euro.

Ndërkohë, në konferencën për shtyp, Edi Rama e mbrojti Bolinon e tij, por pa sqaruar aspak skandalin.

“Sa i përket sulmit shumë të ulët që i bëhet botuesit në fjalë, që nuk ia përmende emri, që quhet Karlo Bolino. Mund t’iu them vetëm kaq. Që është një akuzë ose zinxhir akuzash pa asnjë bazë. Fare! Nuk ka asnjë bazë! Është procedura më rutinë e ndjekur si në shumë e shumë raste të tjera kur është fjala për ngrehina të rrënuara që jepen për t’u përdorur për një sipërmarrje X, Y, Zeta. Asgjë tjetër nuk ka këtu. Të gjitha të tjerat janë fantazira,” tha Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco