Një mbret lakuriq! Para popullit... nga thertorja e Gramshit

Një mbret lakuriq!

10:03, 25/11/2023
A+ Aa A-

Nga Abdulla Diku

Në një vend të çuditshëm, jetonte një mbret që i pëlqente të vishte çdo ditë rroba të reja e shumë të shtrenjta. Ai e ndërronte veshjen e tij shumë herë në ditë dhe i kushtonte vëmendje të madhe kujdesit të pamjes, duke lënë pas dore detyrat e tij si sundimtar i emëruar.

Një ditë, dy mashtrues vizitojnë mbretin tonë duke u paraqitur si rrobaqepës. Ata e bindin mbretin se kanë një pëlhurë të hollë, të dukshme vetëm për njerëzit e mençur dhe të ndershëm. Ata bëjnë sikur ja tregojnë pëlhurën dhe mbreti detyrohet të sillet sikur e sheh pëlhurën - që të mos duket budalla para njerëzve aty. Duke bërë si i zgjuar, mbreti angazhon dy rrobaqepësit-mashtrues për t'i bërë mantelin nga ajo pëlhura e veçantë.

Ata vazhdojnë të shtiren sikur po qepin mantelin dhe të gjithë në oborrin mbretëror detyrohen të sillen sikur po shohin veshjen e veçantë e të bukur që po qepet për mbretin e tyre.

Një ditë të bukur, mashtruesit njoftojnë se manteli është gati dhe i kërkojnë mbretit ta veshë atë për paraqitjen e ardhëshme para publikut. Megjithëse mbreti nuk mund ta shihte mantelin, ai detyrohet të thotë që e sheh dhe i pëlqen shumë ai mantel. Ai bën sikur vesh mantelin dhe shkon në procesion krejt lakuriq. Populli i habitur, e sheh mbretin lakuriq.

Por meqë kishin dëgjuar për mantelin e veçantë, që të mos duken budallenj, heshtin dhe bëjnë sikur nuk e shohin mbretin lakuriq, por shohin mantelin e veçantë….
Megjithatë, një fëmijë, si i pafajshëm që është një fëmijë, nuk mundi të përmbahej dhe tha: "Hej, mbreti ynë është lakuriq, është vërtetë lakuriq - shiheni". Pastaj një fëmijë tjetër fillon të qeshë dhe e qeshura përhapet kudo në popull. Mbreti është i hutuar, por nuk ka zgjidhje tjetër, ai vazhdon të ecë nëpër procesion para popullit.

Njerëzit filluan të tregojnë me gisht, të qeshin e të bërtasin me të madhe; “Mbreti ynë është lakuriq, krejt lakuriq”…!

Mbreti u turpërua atje dhe hoqi dorë nga froni.

P.s.Në kohën e sotme, turpi dhe lakuriqësia mendore e fizike nuk njihen më…megjithëse të gjithë mbretërit i kemi kështu, krejt lakuriq.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco