Shkodër, nisin homazhet përpara arkivolit të 'Mjeshtrit të Madh' Zef Deda

Shkodër, nisin homazhet përpara arkivolit të 'Mjeshtrit të Madh' Zef Deda

09:20, 25/11/2023
A+ Aa A-

Kanë nisur në Shkodër, në hollin e Teatrit "Migjeni", homazhet në nderim të "Mjeshtrit të Madh" të humorit, Zef Deda, i cili ndërroi jetë dje nga një sëmundje e rëndë.

Familja e tij, bashkëshortja, djemtë me familjet e tyre, kanë nisur të presin ngushëllimet dhe në krah të tyre gjenden edhe të gjithë aktorët e këtij teatri, kolegët ndër vite të Zef Dedës, emra të mëdhenj ndër ta, të konsideruar po aq të afërt dhe të dashur për të njesoj si familja.

Sot në Teatrin 'Migjeni' në Shkodër, homazhe në nder të 'Mjeshtrit të Madh', aktorit Zef Deda

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco