Samiti i Diasporës, Begaj: Shqiptarët jashtë vendit duhet të kenë mundësinë për të votuar

Samiti i Diasporës, Begaj: Shqiptarët jashtë vendit duhet të kenë mundësinë për të votuar

10:48, 23/11/2023
A+ Aa A-

Presidenti Bajram Begaj, në fjalën e tij në samitin e Diasporës, ka shprehur nevojën që qytetarët shqiptarë që jetojnë jashtë vendit të kenë mundësinë të ushtojnë të drejtën e tyre të votës.

''Ka shekuj që ne shqiptarët emigrojmë. Secili prej nesh ka të paktën një të afërt të familjes i cili jeton a punon jashtë Shqipërisë. Jemi si një trup me zemër, mendje e sy për njëri-tjetrin, edhe pse larg.

Vlerësoj punën e bërë veçanërisht vitet e fundit në drejtim të strukturimit të marrëdhënies së shtetit shqiptar me diasporën. Krijimi i mekanizmave institucionalë dhe atyre ligjorë do të mundësojë një bashkëpunim më të ngushtë dhe me rezultate konkrete.

Vetëm kur shqiptarët që jetojnë e punojnë jashtë të ndihen pjesë e vendit të tyre si ata që jetojnë brenda vendit, Shqipëria do të arrijë potencialin e saj të plotë.

Në këtë kuptim ka disa hapa të domosdoshëm për t’u ndërmarrë. Pikësëpari është vota.

Qytetarët shqiptarë jashtë vendit duhet të kenë mundësi të ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese për të votuar pa pasur nevojë të vijnë në Shqipëri.

Ata duhet të votojnë, sipas një modeli që shumë vende të tjera e aplikojnë me sukses.

Kjo do të kthejë diasporën në aktore të drejtpërdrejtë të konfigurimit politik e administrativ në Shqipëri.

Së dyti, diaspora duhet të këtë përfaqësim politik që do t’i japë zë prioriteteve të shqiptarëve jashtë vendit.

Të gjithë këto janë procese që nuk mund të përmbushen sa hap e mbyll sytë, por nuk janë objektiva të paarritshëm dhe mbi të gjitha janë nisma të domosdoshme që ne si shqiptarë të jemi bashkë edhe pse larg''.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco