Berisha: Jamarbër Malltezi është i burgosur politik! Kjo çështje do të zgjidhet në Strasburg!

Berisha: Jamarbër Malltezi është i burgosur politik! Kjo çështje do të zgjidhet në Strasburg!

13:36, 21/11/2023
A+ Aa A-

Lidei i opozitaës, Sali Berisha, nënvizoi sot para mediave gjatë konferencës për shtyp se "dhëndri im ishte i burgosur politik dhe është i burgosur politik."

"Dhëndri im ka marrë 410 metër katrorë si i 64-ti që ishte në atë fis, nga 1 miliard e 577 milionë metër katrorë të rikthyer pronarëve nga koha e diktaturës, - shpjegoi Berisha më tej. - E marrë e gjitha, në përputhje me dokumentet. Por për t’u marrë aty, duhet që dikush të përsërisë atë që thotë Edi Rama, se zbatimi i ligjit nuk përjashton konsumin e korrupsionit.

E kuptoni se çfarë rreziku përbëjnë këta jo për Sali Berishën, as për familjen e tij, por për çdo qytetar dhe shoqërinë shqiptare?! Kështu që nuk është e vërtetë që ka dhënë urdhër apo nuk ka dhënë urdhër. Ajo do shkonte në Strasburg menjëherë. E kam thënë dhe herën e parë këtu, që fatmirësisht Shqipëria është anëtare e Këshillit të Europës.

Malltezi nuk u nxor nga burgu, ai u la në arrest shtëpie. Kjo nuk përbën asgjë. Ai nuk ka asnjë, ka zero, zero... ata vetëm nuk e kanë fajësuar. Vetë nuk kanë arritur ta fajësojnë.

Pas tre vite hetime, nuk kanë arritur të gjejnë një provë, një fakt, një dokument për të ngritur padi ndaj tij, por e kanë marrë nën hetim. Pra, ai duhej të ishte në shtëpi. Kjo, përkundrazi që nuk gjendej asgjë mbi to, u bë kjo.

Ajo çështje do zgjidhet në Strasburg."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco