Gazetari Julian Hoxha i ftuar në Edicionin e orës 19:00 në Syri Tv, u shpreh se disa janë faktet kryesore që tregojnë se ndaj ish ministrit Beqaj, SPAK, po gjykon me standarte të shumëfishta.
Janë disa fakte.
E para është vërtetuar nga vetë SPAK miqësia Ilir Beqajt, Ilir Rrapajt dhe Klodian Rrepajt. Pra ky është akti i parë i konfliktit të interesit.
Fakti i dytë është fryrja e kostove dhe këtë gjë na e ka vërtetuar SPAK.
Çfarë do të thotë fryerje e kostove? Fryrje e kostove do të thotë dëm në buxhetin e shtetit, pra do thotë dëm financiar por dhe mungesë asetesh sterilizimi për operacionet.
Fakti tjetër, është se që në krye të herës komisioni i prokurorimit e kërkoi anulimin e këtij koncensioni sepse kishte të bentë me një abuzim, në lidhje me diskriminimin në garën e prokurimit, që ishte fakti se njëra prej kompanive të futura në garë, ofroi kostot më të ulëta për këtë koncension, ndërkoh që kjo u injorua, dhe ju dha kompanisë që kishte kosto më të lartë dhe ofronte më pak shërbime.
Fakti tjetër i koncensionit që në fakt nuk është thënë dhe nuk është theksuar deri sot, por mendoj unë është një nga faktet ku duhet të mëshojë SPAK, implikimi i Beqaj në këtë aferë, abuzimi me TVSH.
© SYRI.net