Masa për Ilir Beqajn/ Gjokutaj: Ish ministri me ‘detyrim paraqitje’, vartësit ‘arrest me burg’, këtu ka korrupsion!

20:05, 20/11/2023
A+ Aa A-

Avokati Genc Gjokutaj i ftuar në Syri Tv, në Edicionin e orës 19:00, ka komentuar masën detyrim paraqitje për ish ministrin Ilir Beqja.

Gjokutaj, u shpreh se gjithçka tregon se SPAK, nuk ka ndërmend ta çojë deri në fund çështjen përsa i përket ish ministrit.

Dua t’ju them që unë kam një dijeni jo të thellë të Dosjes por sigurisht që ka dy indikatorë të cilët e dekritojnë sërish këtë fabul, gjithë këtë hisotri.

E para është qëndrimi i gjyqtarit, i cili është rast unik në historinë ë drejtësisë shqiptare, kur një gjykatës herën tjetër kur janë marrë masat e sigurisë për pjesën tjetër të dosjes shprehimisht i ka pyetur me habi Prokurorët ‘ku është Beqaj’?

 Kemi parasysh se ai e ka lexuar të gjithë dosjen dhe është një nga gjyqtarët më të mirë që kemi ne, por kësaj radhe tregon dhe integritet dhe guxim dhe përpara këtij fakti, SPAK prapë e bëri shërbimin e tij duke dhënë masë sigurimi të lehtë me krahasim me çfarë akuzohet.

Nuk dua ta rëndoj pozitën e tij por ai në cilësin e ministrit, është marrë masa më e lehtë që parashikon kodi i procedurës penale ndërkohë që vartësit e tij janë në arrest me burg, arrest në shtëpi.

Kur, për me tepër kualifikimi ligjor për shpërdorim detyre kur praktika e SPAK është korrupsion tregon qartë që SPAK, jo vetëm që nuk ka ndërmend ta çojë deri në fund çështjen përsa i përket Beqajt, por ka dhe një element tjetër juridik.

A e mbani mend kur u vendosën masat e arrestit për këta të tjerët ata thanë që ne e veçuam çështjen? 

Pas një muaji ose një muaji e gjysmë dosja bashkohet prapë. Pra atje nuk ka paaftësi dhe mosnjohje të ligjit , aty ka korrupsion.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco