VIDEO/ Alizoti: Në këtë krizë na solli qëndrimi i një njeriu që tashmë është anonim

19:10, 20/11/2023
A+ Aa A-

 

Deputeti i PD-së, Tomor Alizoti ka akuzuar Lulzim Bashën për situatën ku ndodhet sot opozita. Gjatë diskutimit në ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, Alizoti u shpreh se Basha dhe qëndrimet dhe veprimet e tij, sollën këtë kosto të madhe për opozitën.

‘Ne në këtë krizë, na solli qëndrimi i njeriut, dhe nuk mund të na zhbëjë, që sot është anonim, që ndjeni për vite të gjata në opozitë.

Ç’orientoi opozitën, lufta e brendshme me logo, pa logo. Kjo na krijoi një kosto ne si opozitë, e cila ndihet sot, lodhi opozitarët, lodhi shoqërinë dhe kjo është një kosto e madhe që u prodhua falë paaftësisë tonë dhe investimit të madh të shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve që nuk e donin opozitën.

Kjo është kriza jonë.

Normale që ka një plan. Opozita është unifikuar tashmë dhe është bërë e qartë që ka një opozitë, kjo është reale. Ka marrë rrugën e saj, po qëndron në jetën e saj parlamentare.

Nesër duhet të fillojë urgjentisht komunikimin me njerëzit, sepse njerëzit janë të dëshpëruar nga situata politike, ekonomike, që është shkatërruese. Të gjitha bëhen bashkë.

Kjo ishte një lëvizje e parë për të ju thënë demokratëve se ne po bëjmë maksimumin tonë, jemi me ju dhe ky është një proces që do të vazhdojë, nuk ka rrugë tjetër’, tha Tomor Alizoti në SYRI TV.

EMISIONI I PLOTE: 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco