Protesta e opozitës shqiptare në Kuvend ka bërë jehonë në disa prej medieve më të mëdha në botë.
Kanali i lajmeve i transmetuesit publik austriak, ORF, i quajtur Zeit im Bild, raporton se opozita prishi seancën e buxhetit.
“Protestë e zjarrtë në Shqipëri, opozita prish seancën e votimit të buxhetit në parlament,” raporton ZiB.
“Në Shqipëri, deputetët e opozitës prishën një seancë parlamentare me flakadanë. Një zjarr i vogël shpërtheu, deputetët tentuan që ta fikin.
Ata po protestojnë me këtë aksion kundër politikës së qeverisë socialiste.
Përveç kësaj, ata kërkojnë një komision hetimor. Ai duhet të hetojë akuzat për korrupsion.
Edhe Rama dhe anëtarët e qeverisë thuhet se janë të përfshirë,” raporton media publike austriake.
© SYRI.net