Lajmi i fundit

TASK FORCE/ 'Rai 3', Edi Rama pranon lidhjet me 'Sinaloan'

VIDEO/ Kraja: Shqipëria është kthyer në një shtet policor të dhunshëm

17:08, 20/11/2023
A+ Aa A-

Shefi i Kabinetit të Kreut të Partisë Demokratike Akil Kraja ka komentuar situatën aktuale në të cilën ndodhet opozita dhe ngjarjes së ditës së sotme në Parlament ku opozita bllokoi seancën sipas qeveria në një kohë rekord prej 4 minutash në mënyrë jotransparente, miratoi buxhetin për vitin 2024.

Në një lidhje me Skype për edicionin e pasdites me Edvin Parrucën në Syri TV, Kraja shprehet se kjo tregon qartë që vendi ynë është kthyer në një shtet policor të dhunshëm, ku qeveria vendos të bllokojë çdo të drejtë opozitës.

“Instalimi i një shteti policor. Nëse shteti policor nënkupton një qeverisje e cila me forcën e rendit  imponon vendimmarrjet financiare, buxhetore 7 miliard euro. Ky është një shtet policor. 7 milion euro ëstë buxheti që u votua pa asnjë debat, pa asnjë transparencë, në refuzim total të çdo parimi kushetures, llogaridhënie transparence qeverisjeje, ky është shteti policor.

Ajo që ne pamë është thjesht ne 4 minuta e 24 sekonda është një votim arbitrar të një shteti parti, të një shteti që kërkon dhunën e kartonëve dhe dhunën e gardës për t’ju imponuar gjysmës së situatës, për t’ju imponuar opozitën, për të shtypur pakicën, për të luftuar opozitën. Ky është shteti policor, kjo është diktatura, nuk ka emër tjetër.

Opozita ka të drejta të bëjë komisione hetimore, opozita ka të drejta të bëjë propozime ligjore, opozita ka te drejtën të propozojë vetë kush e përcakton, ndërkohë në diktaturën e shtetit policor qeverisja autoritare e cila vendos kush është kryetari i opozitës, vendos kush është kryetari i grupit parlamentar, e cila vendos cilat ligje duhet të vendos opozita dhe cilat jo. Jemi në një shtet policor të dhunshëm . Dhuna është e shumanshme nuk është vizuale por është ligjore, financiare – 7 miliard euro. “

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco