Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK për inceneratorin e Tiranës, agjentët e BKH-së kontrolle në disa banesa

VIDEO/ Albafilmi zhduk në mënyrë misterioze materialet e shembura/ Juristja pranon skandalin

22:31, 17/11/2023
A+ Aa A-

Pak ditë më parë, në redaksinë tonë mbërriti kopja e një letre që ish-administratori i shoqërisë Albafilm, zoti Nezir Selimaj i ka drejtuar këtij institucioni, në të cilën denoncoheshin shkelje banale te ligjit, në mes të Tiranës.

Dy vite më parë në territorin që administrohet nga Albafilm, brenda ish-Kinostudios, filloi ndërtimi i Parkut të Artit. Për ti hapur rrugë këtij projekti të ri, u desh të shemben shumë objekte të ndërtesave të mëparshme, nga ku u nxorën mbi 20 kapriate të Parkut të Madh, 11 dyer të blinduara të lëvizshme, tulla, tjegulla si dhe gjendje hekuri skrap nga garazhet e autoveturave.

Pra, një sasi e konsiderueshme materialesh te riciklueshme, të cilat duhej të ishin trajtuar, sipas udhëzimit nr 30, të vitit 2011, të Ministrit të Financave, në të cilin thuhet se ‘Aktivet që pas vlerësimit nxirren jashtë përdorimit, kur mund të përdoren si  vjetërsira/mbeturina/materiale të riciklueshme, hiqen nga regjistri i aktiveve në përdorim, bëhen hyrje në magazinë dhe u shiten me ankand ndërmarrjeve që i grumbullojnë.’

0Por në rastin tonë duket se kjo nuk ka ndodhur aspak, sepse në letrën që ish-administratori i ka dërguar Albafilmit, thuhet se kjo pasuri publike nuk është administruar nga Albafilm, pasi në rezultatin ekonomik të vitit 2022 të ardhurat që do të vinin nga vlerësimi i aktiveve nuk janë pasqyruar në faqen zyrtare të QKB-së, edhe pse nga ankandi, shoqëria do te përfitonte 30 deri 40% te ardhura shtese, te krahasuara me ato vjetore.

Nëse kjo pasuri, tashmë e tjetërsuar nuk figuron e vlerësuar, jemi përballë një skandali me dëm të konsiderueshëm ekonomik, që ka ndodhur as 100 metra distancë nga Ministria e Kulturës, nga e cila varet Albafilmi.

Të kenë mbërritur deri këtu sa të vjedhin tjegullat dhe skrapin???

‘Në dijeninë time nuk ka asgjë për këto. Nuk ka procesverbale. Nuk e di, se nuk jam drejtues.’

Pavarësisht mungesës se informacionit, juristja sapo konfirmoi që nuk paska asnjë dokumentacion për administrimin e vlerave që mbartin aktivet e objekteve që janë shembur. Por ku kanë shkuar ato?

‘Nuk kam dijeni. Për të gjitha duhet t’i drejtoheni zyrës ekonomike. Si praktikë, procesverbalin e mban një komision i ngritur nga administratori, por në dijeninë time nuk është ngritur një i tillë’- shtoi juristja.

Ndërsa drejtoresha e Albafilm, zonja Gerta Ajazi nuk dha asnjë shpjegim.

‘Për çfarëdo lloj gjëje, mund të dërgoni një shkresë dhe ne ju kthejmë përgjigje në anë zyrtare. Dy muaj kam që kam ardhur, nuk kam informacion, prandaj do ju kthej përgjigje me shkresë.’

E vërtete, administratorja ka dy muaj në këtë post, por pasi më përpara ka qenë drejtoreshë ekonomike e Albafilmit. Pra, me përgjegjësi totale për çfarë ka ndodhur me materialet e zhdukura nga shembja e ndërtesave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco