Lajmi i fundit

LIVE/ Vula iu rikthye demokratëve, shpërthen festa në 'Rrugën e Shpresës'

'Edi Rama të ka bërë leshko'/ Degjeneron debati mes Dhulit dhe Bidos

'Edi Rama të ka bërë leshko'/ Degjeneron debati mes Dhulit dhe Bidos

23:12, 16/11/2023
A+ Aa A-

Ish-dhënësi i Fredi Belerit, Skerdjan Dhuli dhe studiuesi Ardit Bido janë përfshirë në një debat të ashpër në 'Top Story', i cili degradoi deri në ofendime.

Ndërsa debati vijoi, Bido theksoi se Greqia nuk do të shkojë drejt vetos, pasi e ka mbështetur integrimin e Shqipërisë drejt BE-së.

Ardit Bido: Skerdi ke thënë mua në një debat publik që unë do të punoj kundër Ramës dhe në census.

Skerdjan Dhuli: Nuk është e vërtetë, mos thuaj budallallëqe të tilla se do të të shkarkojë Rama. Unë e kam thënë që do të deklarohem shqiptar, ti i shërben Jorgo Goros të deklaruar grek. S’mund të thuash gjëra që unë nuk i kam thënë, madje as nuk i kam menduar.

Skerdjan Dhuli: Nuk ke pikë turpi, pikë dinjiteti? Ti thua lufton për të, Edi Rama të ka bërë leshko, më vjen keq që ke hapësirë të thuash këto budallallëqe, ti një palaço të më thuash mua ke interesa personale.

Ardit Bido: Është një debat shterpë, nuk mendoj se Greqia do të shkojë drejt vetos. Është një shtet serioz, e ka mbështetur integrimin e Shqipërisë dhe nuk bën autogola, do të mbetej e vetme sepse nuk është kauzë që një individ është ose jo në burg, të kthehet në një çështje që do të bllokojë apo jo Shqipërinë.

Skerdjan Dhuli: Vartës i Jorgo Goros.

Ardit Bido: Ai nuk ka bërë gjë për jetën e vet, sepse është i paaftë të bëjë diçka në jetën e vet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco